By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: NATO merr vendim historik: Secili vend anëtar do të shpenzojë 5% të PBB-së për mbrojtje, deri në vitin 2035
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > NATO merr vendim historik: Secili vend anëtar do të shpenzojë 5% të PBB-së për mbrojtje, deri në vitin 2035
Bota

NATO merr vendim historik: Secili vend anëtar do të shpenzojë 5% të PBB-së për mbrojtje, deri në vitin 2035

admin
Last updated: 25/06/2025 15:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 qershor – Liderët e vendeve anëtare të NATO-s janë zotuar të shpenzojnë çdo vit 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtje dhe siguri, deri në vitin 2035, në mënyrë që të përmbushin “detyrimet individuale dhe kolektive”, sipas deklaratës përfundimtare të samitit të mbajtur në Hagë, e cila sapo është miratuar, përcjell TV21. Udhëheqësit e NATO-s janë pajtuar për rritjen masive për shpenzimet në mbrojtje, pas presionit nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Në deklaratën përfundimtare, të përkrahur nga 32 udhëheqësit thuhet:

“Aleatët zotohen të investojnë 5 për qind të Bruto Prodhimi i Brendshëm në bazë vjetore për nevoja thelbësore të mbrojtjes dhe për shpenzimet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë deri në vitin 2035, për të garantuar përmbushjen e detyrimeve tona individuale dhe kolektive”.

Në deklaratë shtohet se vendet anëtare do të paraqesin “plane vjetore” për të dëshmuar një “rrugë të besueshme dhe progresive drejt këtij qëllimi”, ndërsa një rishikim i përgjithshëm i përparimit është planifikuar për vitin 2029.

Deklarata me pesë pika riafirmon gjithashtu “angazhimin e palëkundur të 32 vendeve anëtare ndaj mbrojtjes kolektive, siç përcaktohet në Nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit, respektivisht se “një sulm ndaj njërit konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve”.

Dokumenti përfshin edhe zotimin për mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën, duke theksuar se “siguria e saj kontribuon në sigurinë tonë”, por nuk përmban një dënim të drejtpërdrejtë ndaj Rusisë.

Megjithatë, një fjali e veçantë e thekson “kërcënimin afatgjatë që Rusia paraqet për sigurinë euroatlantike”.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministria e Ekonomisë dhe Punës ndërmerr masa për mbrojtjen e punëtorëve në kushtet e valëve të të nxehtit
Next Article DPHM: Nesër dhe pasnesër mot i nxehtë, gjatë fundjavës priten reshje lokale të shiut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?