By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Maqedonia në krizë demografike: Rënia e natalitetit dhe emigrimi po e zbrazin vendin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Maqedonia në krizë demografike: Rënia e natalitetit dhe emigrimi po e zbrazin vendin
Maqedoni

Maqedonia në krizë demografike: Rënia e natalitetit dhe emigrimi po e zbrazin vendin

admin
Last updated: 30/06/2025 11:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 qershor – Maqedonia e Veriut po përballet me një krizë të thellë demografike. Të dhënat e fundit tregojnë një ulje drastike të natalitetit dhe një trend alarmant të emigrimit të familjeve të reja. Vetëm gjatë 15 viteve të fundit, numri i foshnjave të lindura në vend është zvogëluar për më shumë se 8.000, duke rënë nga rreth 24 mijë lindje në vitin 2010 në vetëm 16 mijë në vitin 2024, informon PressOnline.al

Sipas analizave, mbi 10% e fëmijëve të lindur në dekadën e fundit kanë emigruar me prindërit e tyre para se të regjistroheshin në shkollë, duke ndikuar drejtpërdrejt në zbrazjen e shkollave dhe në strukturën e ardhshme demografike.

Rënia më drastike është evidentuar në rajonin juglindor dhe lindor të vendit, ku në disa komuna nataliteti ka rënë mbi 60%. Edhe rajoni i Shkupit, si kryeqendër, ka regjistruar një ulje prej 21% të lindjeve.

Demografi Gerasimovski thekson se që nga viti 2019 në Maqedoni ka filluar rritja negative natyrore – pra vdekjet po i tejkalojnë lindjet.
Ndërkohë, Vlatko Gjorgçev, koordinatori nacional për demografi, paralajmëron se emigrimi do të ketë pasoja në të gjitha sferat: nga mungesa e fuqisë punëtore deri te rënia e të ardhurave buxhetore nga taksat.

Projeksionet afatgjata janë edhe më shqetësuese: deri në vitin 2055, popullsia e Maqedonisë pritet të bjerë nën 1.3 milionë banorë. Kjo do të ndikojë rëndë në sistemin pensional, tregun e punës dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.(PressOnline.al)

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Pas vjeshtës gjej një punë tjetër”, Kurti e Rama thumbojnë njëri-tjetrin
Next Article Orhan Ibrahimi: Vërtetë i besoni regjistrimit të BDI-së, se shqiptarët janë vetëm 29%?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?