By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kiselova: Shqipëria, shteti kampion në rrugën drejt integrimit europian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kiselova: Shqipëria, shteti kampion në rrugën drejt integrimit europian
Shqipëri

Kiselova: Shqipëria, shteti kampion në rrugën drejt integrimit europian

admin
Last updated: 10/07/2025 15:34
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Bullgarisë, Nataliya Kiselova e cilësoi me rëndësi të veçantë për shtetin bullgar, vizitën e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në Bullgari, teksa vlerësoi Shqipërinë, si shtetin kampion në rrugën drejt integrimit europian.

Në konferencën e përbashkët për mediet me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, Kiselova tha se, “vizita e kryetares së Parlamentit shqiptar, është një shenjë e rëndësishme për shtetin bullgar. Vizita e saj, dëshmon për rëndësinë e madhe që i jep shteti bullgar, integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të rajonit në BE. Kjo dëshmon angazhimin e shtetit bullgar që të ndihmojë çdo shtet që synon anëtarësimin në BE”.

Kiselova deklaroi se, “Shqipëria është shteti kampion në rrugën dre

jt integrimit europian. Shqipëria ka hapur 24 prej 31 kapitujve të paraintegrimit dhe synon që deri në fund të këtij viti të hapë të gjithë kapitujt”.

Ajo bëri të ditur se, koncepti i shtetit bullgar është që çdo shtet kandidat për t’u anëtarësuar në BE, duhet të ketë meritat e veta dhe arritjet e veta personale, sipas kritereve të Kopenhagës në rrugën për në BE.

“Vizita e Spiropalit në vendin tonë vjen një ditë pasi erdhi Raporti për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Parlamenti Europian dhe kjo është një shenjë shumë e qartë sesi ne do të procedojmë në lidhje me dëshirën për anëtarësim në BE të çdo vendi të Ballkanit Perendimor”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Bullgarisë, Nataliya Kiselova.

Ajo shprehu mbështetjen e Bullgarisë për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Veç përkrahjes që ne do të sigurojmë në marrëdhëniet dypalëshe, ne do të jemi pranë Shqipërisë dhe do ta ndihmojmë në çdo hap drejt rrugës për në BE”, tha Kiselova.

Ajo u shpreh optimiste se bashkëpunimi ndërparlamentar mes dy vendeve do të vijojë edhe gjatë parlamentit të ri, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, që do të konstituohet në shtator, ndërsa i uroi suksese kryeministrit Edi Rama, në mandatin e 4-t në krye të qeverisë.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VanHorn takon Dumanin: SHBA vlerëson angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale
Next Article FE-ja: Justifikimi për heqjen e interpelancës qesharak! Mexhiti: Kritikat e opozitës shqiptare, paradoks dhe mashtrim për popullin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?