By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump: Nuk kam mbaruar me Putinin, megjithëse jam i zhgënjyer me të
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump: Nuk kam mbaruar me Putinin, megjithëse jam i zhgënjyer me të
Bota

Trump: Nuk kam mbaruar me Putinin, megjithëse jam i zhgënjyer me të

admin
Last updated: 15/07/2025 08:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se është i zhgënjyer, por nuk ka mbaruar punë me Vladimir Putinin, në një telefonatë ekskluzive me BBC-në.

Presidenti amerikan u pyet nëse i beson udhëheqësit rus dhe u përgjigj: “Nuk i besoj pothuajse askujt”.

Trump foli disa orë pasi njoftoi planet për të dërguar armë në Ukrainë dhe paralajmëroi për tarifa të ashpra ndaj Rusisë nëse nuk do të kishte marrëveshje armëpushimi brenda 50 ditësh, përcjell Telegrafi.

Në një intervistë të gjerë nga Zyra Ovale, presidenti amerikan gjithashtu mbështeti NATO-n, pasi e kishte përshkruar dikur si të vjetëruar, dhe pohoi mbështetjen e tij për parimin e mbrojtjes së përbashkët të organizatës.

Pasi u takua me shefin e NATO-s, Mark Rutte, në Shtëpinë e Bardhë, presidenti kaloi një pjesë të konsiderueshme të intervistës duke folur gjerësisht për zhgënjimin e tij me udhëheqësin rus.

Trump tha se kishte menduar se një marrëveshje ishte në plan me Rusinë katër herë të ndryshme.

Dhe kur u pyet nga BBC nëse kishte mbaruar me Putinin, presidenti u përgjigj: “Jam i zhgënjyer me të, por nuk kam mbaruar me të. Por jam i zhgënjyer me të”.

Ndërsa i pyetur se si Trump do ta bënte Putinin të “ndalonte gjakderdhjen”, presidenti amerikan tha: “Po punojmë për këtë”.

Veç kësaj, ai ka folur edhe rreth NATO-s, të cilën e ka kritikuar më parë si “të vjetëruar”.

I pyetur nëse ende mendonte njëjtë, ai tha: “Jo. Mendoj se NATO tani po bëhet e kundërta e kësaj” sepse aleanca po “paguante faturat e veta”.

Ai tha se ende besonte në mbrojtjen kolektive, sepse kjo do të thoshte se vendet më të vogla mund të mbroheshin kundër vendeve më të mëdha.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Disney përgatit rikthimin e Johnny Depp, Orlando Bloom dhe Keira Knightley në “Pirates of the Caribbean”
Next Article Mot kryesisht i qëndrueshëm në Shqipëri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?