By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sulmuesi i njohur zviceran po diskutohet si përforcim i mundshëm për Milanin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Sulmuesi i njohur zviceran po diskutohet si përforcim i mundshëm për Milanin
Sport

Sulmuesi i njohur zviceran po diskutohet si përforcim i mundshëm për Milanin

admin
Last updated: 15/07/2025 09:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Milani ka shprehur interesim për sulmuesin e Zvicrës dhe të Monacos, Breel Embolo, ka raportuar Sky Sport Italia.

Zërat për një transferim të mundshëm të Embolos në ‘San Siro’ kishin nisur që më herët këtë muaj, kur eksperti Fabrizio Romano zbuloi se sulmuesi i ishte propozuar klubit kuqezi. 

Tani duket se drejtuesit e Milanit janë të gatshëm të hetojnë më thellë mundësinë e transferimit dhe të shohin nëse mund të arrihet një marrëveshje konkrete. 

Çmimi i kartonit nuk pritet të jetë shumë i lartë, pasi kontrata aktuale e Embolos me Monacon skadon në qershor 2026, duke e bërë këtë një nga shanset e fundit për klubin francez për të përfituar financiarisht nga shitja. 

Sulmuesi 28-vjeçar u transferua te Monaco nga Borussia Monchengladbach për 12.5 milionë euro në verën e vitit 2022, pas eksperiencave të mëparshme me Basel dhe Schalke 04. 

Me përfaqësuesen e Zvicrës, Embolo ka luajtur 77 ndeshje, duke shënuar 18 gola. 

Gjatë sezonit të kaluar, ai zhvilloi 42 paraqitje zyrtare me Monacon, duke kontribuar me shtatë gola dhe nëntë asistime. 

Profili i tij, një sulmues me fuqi fizike dhe shpejtësi, i përshtatet asaj që Milani kërkon për repartin ofensiv në këtë afat kalimtar.

You Might Also Like

Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tejet të lartë

Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit

Tchouameni flet për herë të parë për përplasjen me Valverden: Kjo është ajo që ndodhi

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/Samuel Fedor, i pari në Elbasan

Juventusi synon transferimin e yllit të Real Madridit në verë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjermania dëshiron raketahedhës amerikanë që mund të godasin objektiva 2,000 kilometra larg – përfshirë Rusinë
Next Article 17 vjeçarja u dërgua në spital me plumb në kokë, zbardhet ngjarja në Vlorë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?