By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjermania dëshiron raketahedhës amerikanë që mund të godasin objektiva 2,000 kilometra larg – përfshirë Rusinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Gjermania dëshiron raketahedhës amerikanë që mund të godasin objektiva 2,000 kilometra larg – përfshirë Rusinë
Bota

Gjermania dëshiron raketahedhës amerikanë që mund të godasin objektiva 2,000 kilometra larg – përfshirë Rusinë

admin
Last updated: 15/07/2025 09:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjermania dëshiron të blejë raketahedhës amerikanë me rreze të gjatë veprimi Typhoon nga SHBA që mund të godasin objektiva 2,000 kilometra larg – përfshirë Rusinë.

“Gjermania mund të rrisë ndjeshëm kështu aftësinë e saj mbrojtëse, gjithashtu të rrisë ndjeshëm aftësinë e saj parandaluese, por edhe atë të Evropës”, tha ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius pas një takimi me kolegun e tij Pete Hegseth në Uashington, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një vendim për prokurimin e armëve nuk është marrë ende, por Pistorius ka shprehur zyrtarisht interesin e tij.

Megjithatë, ai nuk arriti një marrëveshje përfundimtare me Hegseth për dërgimin e sistemeve të mëtejshme të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, të cilat do të financohen nga Gjermania në shumën prej rreth dy miliardë eurosh.

Politikani i SPD theksoi se detajet e fundit teknike, logjistike dhe financiare ende duhen sqaruar, por se ato “duken të jenë të zgjidhshme për të dy ne”.

Kjo ishte vizita e tij e parë në Uashington që kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Sekretari i tij i Mbrojtjes, Hegseth, morën detyrën në janar.

Pas takimit të tij në Pentagon, Pistorius njoftoi si “lajm të sotëm” se Gjermania kishte filluar procesin për të siguruar armën me rreze të mesme veprimi Typhon, e cila mund të përdoret për të qëlluar raketa me rreze të gjatë veprimi si Tomahawk.

Bundeswehr-i ende nuk ka armë të tilla me një rreze veprimi prej 2,000 kilometrash.

Sistemet përkatëse evropiane janë ende në zhvillim e sipër dhe, sipas Pistorius, nuk do të jenë të disponueshme për të paktën shtatë deri në dhjetë vjet.

You Might Also Like

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

92% e njerëzve do të përballen me kancerin në një formë gjatë jetës

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Pamje, dronët ukrainas godasin gjigantin rus Wildberries – depot përfshihen nga flakët

Zjarr i madh në veri të Madridit, qindra zjarrfikës në veprim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: Koridori 8 mban firmën e BDI-së
Next Article Sulmuesi i njohur zviceran po diskutohet si përforcim i mundshëm për Milanin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?