By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kërcënimet e Vuçiqit, përgjigjet drejtori i policisë: Jemi të përgatitur për çdo skenar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kërcënimet e Vuçiqit, përgjigjet drejtori i policisë: Jemi të përgatitur për çdo skenar
Maqedoni

Kërcënimet e Vuçiqit, përgjigjet drejtori i policisë: Jemi të përgatitur për çdo skenar

admin
Last updated: 22/07/2025 14:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, pas kërcënimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Policia është e përgatitur për të gjitha sfidat që mund të ndodhin në vend në aspektin e sigurisë.

Drejtori Hoxha, e ka cilësuar situatën të qetë dhe stabile, përveç pjesës së veriut të vendit, ku sipas tij, vazhdon të jetë e brishtë, shkak i grupeve kriminale serbe.

Në një konferencë për media në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME), Hoxha u pyet nga gazetarët për këto kërcënime, ku tha se nuk ka se çka të shtoj më shumë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pasi që dihen qëllimet politike të Serbisë.

“Ne i dimë qëllimet e politikës së Serbisë, nuk është që gjithmonë kanë qenë apo fare herë kanë qenë në përkrahje të paqes dhe sigurisë në vendin tonë. Ne jemi të përgatitur për të gjitha sfidat që mund të ndodhin në vendin tonë edhe po ashtu situata e sigurisë së Kosovës është e qetë dhe stabile përveç pjesës së Veriut, ku vazhdon të jetë e brishtë për shkak të veprimeve të politikës që shpeshherë qeveria e Serbisë, përveç grupeve të ndryshme kriminale, ekstremiste e terroriste i shkakton në pjesën veriore të Kosovës”, tha Hoxha.

Këto kërcënime erdhën pas arrestimit të zyrtarit serb në Kosovë, Igor Popoviq, i cili u arrestua javën e kaluar për deklaratat e tij nxitëse të dhëna në Hoçë të Rahovecit kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha të hënën se deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme.

Arrestimi i ndihmësdrejtorit të së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Igor Popoviq ka ngjallur reagimin e presidentit serb, Aleksandër Vuciq i cili e cilësoi këtë si provokim nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Arrestimi i fundit i Igor Popoviqit tregon se Kurti e ka humbur plotësisht arsyen dhe dëshiron të shkaktojë incidente dhe konflikte në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Vuçiq në televizionin Pink, transmeton KosovaPress.

Vuçiq tha se autoritetet serbe kanë informuar partnerët ndërkombëtarë për këtë situatë, teksa paralajmëroi se pasojat mund të jenë të paparashikueshme. /KP/

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vetëm gjatë javës së fundit mbi 320 raste të zjarreve, Metaj: Kemi humbur një zjarrfikës dhe një qytetar, dy zjarrfikës tjetër i kemi të lënduar
Next Article Dimitrieska-Koçoska: Ribalanci konfirmon angazhimet tona për stabilitet ekonomik, zhvillim dhe menaxhim të përgjegjshëm të financave publike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?