By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kërkesa e brendshme zë vend qendror në rritjen e ardhshme të Kinës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kërkesa e brendshme zë vend qendror në rritjen e ardhshme të Kinës
BotaKina

Kërkesa e brendshme zë vend qendror në rritjen e ardhshme të Kinës

admin
Last updated: 22/07/2025 17:16
By admin 8 Min Read
Share
Konsumatorë në një dyqan të shitjes së pajisjeve elektro-shtëpiake që përfshihen në politikën e favorshme, qytet Jiaxiang, provincë Zhejiang, Kinë Lindore, 5 korrik 2025/Foto nga VCG
SHARE

Nga vizitat në parqe të qeta e qendra tregtare deri te eksplorimi i tregjeve të gjalla të natës, festivaleve muzikore dhe karnavaleve, nga rinovimet tradicionale të shtëpive deri te popullarizimi i shtëpive inteligjente dhe nga indiferenca ndaj lodrave të fëmijëve deri te ethet për “Labubu” – modelet e konsumit të Kinës, të formuara si nga politikat qeveritare, ashtu edhe nga forcat e tregut, kanë përjetuar një transformim të thellë. Sot konsumi është bërë nxitësi kryesor i rritjes ekonomike të Kinës dhe një forcë stabilizuese për ekonominë e saj.

Në muajt e fundit, Liga e Futbollit Urban e Provincës Jiangsu (e njohur edhe si “Su Chao”) është shfaqur si një dukuri befasuese. E nisur fillimisht si një veprimtari amatore, ajo ka krijuar një atmosferë të gjallë që rivalizon kampionatet profesionale të futbollit të nivelit kombëtar. Liga ka shkaktuar diskutime të nxehta në mbarë Kinën dhe popullariteti i saj është në rritje. Sa e mirëpritur është Su Chao? Çdo ndeshje tërheq 30 000-50 000 shikues, dhe pas fitores së çfarëdo qyteti, vërshojnë reagimet në internet.

Për shembull, pas fitores së Nantong-ut ndaj Taizhou-t dhe fitores së Nankinit kundër Wuxi më 1 qershor, popullariteti i ushqimeve karakteristike vendore u rrit ndjeshëm. Kërkimet në internet për “rosën e kripur të Nankinit” u rritën me 74 % të nesërmen, ndërsa ato për “mëngjesin e Nantong-ut” u shtuan me një shifër marramendëse prej 367%. Përveç kësaj, të dhënat nga “Qunar”, një platformë në internet e shërbimeve turistike, zbuluan se rezervimet e hoteleve në provincën Jiangsu gjatë sezonit të rregullt të ligës Su Chao (nga maji deri në gusht) u rritën me 21 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Konsumatorë në një dyqan të shitjes së biçikletave elektrike që përfshihen në politikën e favorshme, qytet Weifang, provincë Shandong, Kinë Lindore, 11 korrik 2025/Foto nga VCG

Në përputhje me suksesin e Su Chao-s, qytete të ndryshme në Jiangsu kanë nisur gjithashtu aktivitete emocionuese netëve verore. Në distriktin Jiangyan të qytetit Taizhou, një “karnaval ushqimor” është bërë një pikë tërheqëse, me orare të zgjatura në fundjavë që përkojnë me ndeshjet e Su Chao-s. Karnavali përfshin festivale muzikore dhe shfaqje moderne të muzikës elektronike kineze, duke tërhequr mesatarisht mbi 20 000 vizitorë në ditë që nga nisja e tij më 8 korrik.

Rritja e konsumit të brendshëm

Ky bum ekonomik i nxitur nga sporti nuk kufizohet vetëm në Jiangsu, por ai haset edhe në rajone të tjera të ndryshme të Kinës. Nëpërmjet organizimit të festivaleve muzikore e të karnavaleve, përmirësimit të infrastrukturës, si dhe ekspozitave publike falas, Kina po kultivon në mënyrë aktive sektorët e vet të kulturës dhe turizmit.

Në janar të këtij viti, qeveria qendrore publikoi një direktivë që synonte stimulimin e pikave të reja të rritjes dhe promovimin e konsumit kulturor e turistik. Masat kryesore përfshijnë organizimin e veprimtarive kulturore e turistike gjatë gjithë vitit, krijimin e skenarëve të rinj të konsumit dhe shtimin e produkteve kulturore e argëtuese, si sportet elektronike, përvojat gjithëpërfshirëse, zejet krijuese, fitnesi dhe vizitat. Plani gjithashtu synon të optimizojë shërbimet turistike.

Konsumatorë në një dyqan të shitjes së makinave elektrike që përfshihen në politikën e favorshme, qytet Shangai, Kinë, 31 maj 2025/Foto nga VCG

Përveç kësaj, qeveria ka zbatuar një politikë subvencioni për zëvendësimin e mallrave të vjetra me të reja, duke i inkurajuar njerëzit të blejnë pajisje elektro-shtëpiake, makina dhe pajisje elektronike të reja. Kjo nismë, e cila pati efektivitet në vitin 2024, është zgjeruar edhe në këtë vit. Vlera e bonove të posaçme kombëtare afatgjata për të mbështetur këtë program është rritur nga 150 miliardë juanë (20.9 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2024 në 300 miliardë juanë këtë vit. Për më tepër, politika zgjeroi gjithashtu gamën e produkteve që mund të përfitojnë subvencione kombëtare, nga tetë vitin e kaluar deri në 12, duke dhënë një subvencion deri në 15 000 juanë për automjetet me energji të re.

Si rezultat i këtyre politikave, sektorët e pajisjeve elektroshtëpiake dhe automobilave në Kinë po përjetojnë një rritje të fuqishme. Sipas Ministrisë së Tregtisë, në pesë muajt e parë të këtij viti, politikat që përfshijnë makinat, pajisjet elektroshtëpiake, produktet digjitale, biçikletat elektrike dhe mallrat e rinovimit të shtëpive çuan në një rritje të konsiderueshme të shitjeve, duke e ngritur vëllimin e përgjithshëm të tyre në 1.1 trilion juanë. Në prill, shkalla e depërtimit të shitjes me pakicë të automjeteve me energji të re në vend arriti në 51.5 %, 7 pikë përqindjeje më shumë se vitin e kaluar.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Trajtimi i problemeve strukturore

Për më shumë se 40 vjet, rritja ekonomike e Kinës mbështetej shumë tek eksportet. Megjithatë, vitet e fundit, zgjerimi i kërkesës së brendshme është bërë një fokus qendror i strategjisë ekonomike të Kinës. Të dhënat zyrtare tregojnë që kërkesa e brendshme kontribuoi për gati 90 % të rritjes së ekonomisë kineze në tre vjetet e fundit.

Konsumatorë në një dyqan të shitjes së celularëve që përfshihen në politikën e favorshme, qytet Chongqing, Kinë Jugperëndimore, 29 mars 2025/Foto nga VCG

“Përballë prirjeve në rritje kundër globalizimit me të cilat ndeshet bota, dhe sfidave të jashtme gjithnjë e më komplekse, është më e rëndësishme se kurrë të ‘ankorohemi’ në tregun e gjerë të brendshëm”, tha Wang Bin, profesor në Akademinë Kombëtare të Qeverisjes. Ai theksoi që formimi i një sistemi të kërkesës së brendshme bazuar në tregun gjigant të Kinës është thelbësor për t’u bërë ballë rreziqeve të jashtme, duke shtuar që ky treg i gjerë shërben gjithashtu si terreni më i mirë i testimit për risitë teknologjike.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Përveç pasigurive të tregut të jashtëm, Wang vuri në dukje se zgjerimi i kërkesës së brendshme është çelësi për përballjen e sfidave strukturore në zhvillimin ekonomik të Kinës. “Shkalla e kursimeve të Kinës është deri në 40 %, megjithatë shumë banorë ngurrojnë të shpenzojnë ose të investojnë. Prandaj, Kina ka nevojë për politika të sakta për të kaluar ngërçin e kërkesës e ofertës dhe për të çliruar potencialin e fortë të rritjes”, shpjegoi ai.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Spitali i Prilepit punëson 124 persona, deri më tani të punësuar me marrëveshje në vepër
Next Article Siljanovska Davkova realizoi takim me udhëheqësen e Observatorit Sizmologjik pranë FMN-së, Drogreshka

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?