By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Australia fajëson Iranin për sulmet antisemite në Sydney dhe Melbourne, dëbon ambasadorin iranian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Australia fajëson Iranin për sulmet antisemite në Sydney dhe Melbourne, dëbon ambasadorin iranian
Bota

Australia fajëson Iranin për sulmet antisemite në Sydney dhe Melbourne, dëbon ambasadorin iranian

admin
Last updated: 26/08/2025 11:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Australia thotë se do të dëbojë ambasadorin iranian, duke pretenduar se Irani kishte drejtuar sulme antisemite në Sydney dhe Melbourne.

Kryeministri Anthony Albanese tha se sulmet ishin “akte të jashtëzakonshme dhe të rrezikshme agresioni të orkestruara nga një komb i huaj në tokën australiane”.

Shefi i Organizatës Australiane të Inteligjencës së Sigurisë (Asio), Mike Burgess, tha se agjencia e tij vlerësoi se qeveria iraniane drejtoi të paktën dy “dhe ndoshta më shumë sulme” ndaj objektivave hebrenj, transmeton Telegrafi.

Ahmad Sadeghi dhe tre zyrtarë të tjerë janë urdhëruar të largohen nga Australia brenda shtatë ditësh. Irani ende nuk ka komentuar mbi veprimet e ndërmarra nga zyrtarët australianë.

“Irani është përpjekur të fshehë përfshirjen e tij, por Asio vlerëson se ai ishte pas sulmeve në Lewis Continental Kitchen në Sydney më 20 tetor të vitit të kaluar dhe në Sinagogën Adass Israel në Melbourne më 6 dhjetor”, tha Burgess.

Askush nuk u lëndua në asnjërin prej sulmeve.

Sipas Ministres së Jashtme, Penny Wong, kjo është hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që Australia ka dëbuar një ambasador.

Wong tha se Australia do të vazhdojë të mbajë disa linja diplomatike me Teheranin, por ka pezulluar operacionet në ambasadën e saj në Iran për sigurinë e stafit.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje australianëve të mos udhëtojnë në Iran, dhe bëri thirrje që çdo qytetar në vend të largohet tani nëse është e sigurt ta bëjë këtë.

Albanese tha se qeveria e tij do të caktojë gjithashtu Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), si një organizatë terroriste.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article IKSHPK: Vaksinimi i fëmijëve i domosdoshëm para fillimit të vitit shkollor dhe parashkollor
Next Article Mbështetja nga BE, Rizvanolli: Mbi 1 mijë familje dhe 10 biznese përfitojnë nga subvencionimi për pajisje efiçiente të energjisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?