By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një lojtar i Liverpoolit pritet të largohet menjëherë pas transferimit të Isak
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Një lojtar i Liverpoolit pritet të largohet menjëherë pas transferimit të Isak
Sport

Një lojtar i Liverpoolit pritet të largohet menjëherë pas transferimit të Isak

admin
Last updated: 01/09/2025 10:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një tjetër lëvizje e madhe pritet në “Anfield” pasi një lojtar i Liverpoolit është në prag largimi, përpara transferimit të shumëpërfolur të sulmuesit suedez Alexander Isak nga Newcastle United. 

Liverpool ka shpenzuar shumë gjatë këtij afati kalimtar veror, duke siguruar emra të mëdhenj si Florian Wirtz për 116 milionë euro dhe Hugo Ekitike. 

Megjithatë, klubi ka kryer edhe shitje të mëdha, duke përfshirë Luis Diaz dhe Darwin Nunez ndërsa skuadra është prekur edhe nga ndarja e parakohshme me Diogo Jotën. 

Trajneri i ri, Arne Slot, ka qenë i vendosur për të përforcuar repartin sulmues, me Alexander Isak në qendër të një sage të gjatë transferimi këtë verë. 

Por kjo sagë duket se po i afrohet fundit, pasi Liverpool ka arritur marrëveshje me Newcastle për një tarifë rekord për futbollin britanik. 

Ndërkohë, Liverpool është gjithashtu në bisedime për të siguruar shërbimet e mbrojtësit Marc Guehi nga Crystal Palace, përpara përfundimit të afatit kalimtar sot (e hënë). 

Guehi, i cili luajti në fitoren 3-0 të Palace ndaj Aston Villas të dielën, ka qenë i lidhur ngushtë me një transferim te Liverpooli. 

Nëse marrëveshja për Guehi përmbyllet, atëherë Joe Gomez pritet të largohet nga klubi. 

Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, Gomez është pranë nënshkrimit me Milan, nëse ai miraton transferimin. 

Gomez ka shqyrtuar opsionet e tij gjatë kësaj vere dhe është shndërruar në objektiv të Milanit, që kërkon të zëvendësojë Malick Thiaë, i cili është shitur te Newcastle. 

28-vjeçari është pjesë e Liverpoolit që nga vera e vitit 2015 dhe ka regjistruar 243 paraqitje me klubin. Ai u aktivizua si zëvendësues në fitoren 1-0 ndaj Arsenalit të dielën.

You Might Also Like

Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tejet të lartë

Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit

Tchouameni flet për herë të parë për përplasjen me Valverden: Kjo është ajo që ndodhi

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/Samuel Fedor, i pari në Elbasan

Juventusi synon transferimin e yllit të Real Madridit në verë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndahet nga jeta Arsim Abazi, koleg i Teatrit Kombëtar të Kosovës
Next Article Ministri Mucunski do të marrë pjesë në forumin strategjik të Bledit 2025

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?