By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Publikohen pamjet e “minutës së humbur” nga nata e vdekjes së Jeffrey Epstein
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Publikohen pamjet e “minutës së humbur” nga nata e vdekjes së Jeffrey Epstein
Bota

Publikohen pamjet e “minutës së humbur” nga nata e vdekjes së Jeffrey Epstein

admin
Last updated: 03/09/2025 08:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Komisioni i Mbikëqyrjes së Kongresit amerikan ka publikuar pamjet që plotësojnë të ashtuquajturën “minutë e humbur” nga videoja e mbikëqyrjes përpara qelisë së burgut të Jeffrey Epstein, natën e vdekjes së tij në vitin 2019.

Dy pamje kyçe, të publikuara si pjesë e një arkivi prej afro 34 mijë dokumentesh të shpërndara mbrëmë nga Komisioni, tregojnë kalimin mes orës 23:58:59 të datës 9 gusht 2019 dhe mesnatës së 10 gushtit – periudha kohore për të cilën më parë ishte pretenduar se mungonte.

Ekspertët e forenzikës dixhitale kishin përcaktuar më parë se videoja e publikuar nga Departamenti i Drejtësisë ishte përbërë nga të paktën dy pamje të ndara të bashkuara me montazh, gjë që nxiti teori konspirative për fshehje të mundshme të vdekjes së Epsteinit.

https://twitter.com/ShadowofEzra/status/1963018517906596150

Pamja e re tregon se kamera kaloi në një regjistrim tjetër pikërisht në mesnatë, çka e bëri të nevojshme bashkimin e dy videove për të krijuar një regjistrim të pandërprerë.

Kjo tregon se në fakt nuk ka pasur ndërprerje në video, duke kundërshtuar deklaratën e mëparshme të prokurores së përgjithshme Pam Bondi, e cila kishte thënë se “minuta e fundit fshihet çdo natë”.

“Ajo që mësuam nga Administrata Federale e Burgjeve ishte se regjistrimet fshihen çdo natë dhe se çdo natë mungon e njëjta minutë”, kishte pohuar Bondi gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë.

Materiali i publikuar fillimisht nuk tregonte asnjë aktivitet në qelinë e Epstein gjatë kohës së diskutueshme. Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij në New York, ndërsa po priste një gjyq të ri për akuza të lidhura me abuzim seksual ndaj të miturve. Departamenti i Drejtësisë kishte përfunduar se ai kishte kryer vetëvrasje. 

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kioskat e Trafikut Urban me orar të ri, do të hapen edhe të dielave
Next Article Faton Klinaku sot para gjykatës, akuzohet për kanosje ndaj kryeministrit Kurti

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?