By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Thirrjet për zgjedhje të parakohshme rrisin presionin mbi Macron për t’i dhënë fund krizës politike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Thirrjet për zgjedhje të parakohshme rrisin presionin mbi Macron për t’i dhënë fund krizës politike
Bota

Thirrjet për zgjedhje të parakohshme rrisin presionin mbi Macron për t’i dhënë fund krizës politike

admin
Last updated: 07/10/2025 16:50
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u përball sot me një presion në rritje – për të organizuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare ose edhe për të dhënë dorëheqjen – për t’i dhënë fund kaosit politik në ekonominë e dytë më të madhe të eurozonës, i cili ka detyruar pesë kryeministra të japin dorëheqjen në më pak se dy vjet, sipas “Reuters”.

Presidenti 47-vjeçar, ka thënë vazhdimisht se do ta çojë deri në fund mandatin e tij të dytë, i cili përfundon në vitin 2027.

Por, thirrjet për dorëheqje, janë bërë një pjesë kryesore e një prej krizave më të këqija politike që nga krijimi i Republikës së Pestë në vitin 1958, sistemi aktual i qeverisjes së Francës.

Ndërsa kryeministri në largim, Sebastien Lecornu, zhvilloi bisedime të fundit për të formuar qeverinë e re, kryeministri i tij i parë në vitin 2017, Edouard Philippe, tha se ishte koha që një president i ri të thyente bllokimin.

ALEATËT RRETHOJNË MACRON

Philippe, të cilin sondazhet e tregojnë si kandidatin më të mirë në pozicionin për të udhëhequr qendrën politike, ishte i dyti nga ish-kryeministrat e Macron që u distancua prej tij në po aq ditë.

Gabriel Attal, një tjetër ish-besnik i Macron, ishte i prerë në kritikat e tij. Ai ishte kryeministër për disa muaj, vitin e kaluar përpara se Macron të thërriste një votim të parakohshëm – që rezultoi në një parlament të varur me tre blloqe – ideologjikisht të kundërta.

“Si shumë francezë, unë nuk i kuptoj më vendimet e presidentit”, tha ai, pasi Macron i kërkoi Lecornu, i cili sapo kishte paraqitur dorëheqjen e tij, të kthehej te kundërshtarët për bisedime të fundit.

Lecornu, administrata 14-orëshe e të cilit ishte më e shkurtra në historinë moderne franceze, iu dha dy ditë për të gjetur konsensus.

Ai kishte planifikuar të zhvillonte sot bisedime me udhëheqësit e aleancës së qendrës së Macron dhe konservatorëve – të ashtuquajturës “platformë e përbashkët” – për miratimin e një kabineti të ri.

Megjithatë, ai do të ketë nevojë edhe për socialistët që të ketë numrin e nevojshëm për të formuar shumicën në Asamblenë Kombëtare – jo vetëm për të miratuar një buxhet për vitin e ardhshëm.

‘NJË RRËMUJË’

Dorëheqja e Lecornu u nxit nga kritikat e ashpra mbi përbërjen e qeverisë së tij.

Armiqtë dhe aleatët thanë se kjo përfaqësonte vazhdimësi dhe jo ndryshim.

Bruno Retailleau, kreu i partisë konservatore Republikane, tha se nuk donte ta shihte partinë e tij të përfshihej në një aleancë të gjerë të udhëhequr nga Macron, por nuk e mbylli derën për një kthim në qeveri.

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, partia e së cilës “Tubimi Kombëtar” kryeson sondazhet e opinionit, dëshiron zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Investitorët po e mbajnë nën vëzhgim aftësinë e Francës për të ulur deficitin buxhetor në rritje. 

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Peleshi pret ambasadorin Shkurov: Mbështetja për Ukrainën garanton sigurinë e të gjithëve
Next Article Emërimi i drejtorit në Strugë, vazhdon gjykimi ndaj Merkos

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?