By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Prej 8 muajsh është bllokuar ngritja e komisioneve hetimore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Prej 8 muajsh është bllokuar ngritja e komisioneve hetimore
Shqipëri

Berisha: Prej 8 muajsh është bllokuar ngritja e komisioneve hetimore

admin
Last updated: 03/04/2026 15:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill, argument.mk/ – Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se mazhoranca ka 8 muaj që i ka mohuar opozitës të drejtën themelore kushtetuese, komisionet hetimore.

Gjatë një konference për shtyp, Berisha iu referua kërkesës më të fundit të dorëzuar nga opozita për ngritjen e komisionit hetimor për ligjshmërinë e AKSHI-t, ndërsa shprehu bindjen se “Edi Rama do të bëjë gjithçka që të mos e lejojë”.

Ndërkohë sipas tij, protestat janë mjeti kryesor që i ka mbetur opozitës për të reaguar.

“Prej 8 muajsh nuk ka asnjë komision hetimor. Ndaj dhe ne u jemi drejtuar shqiptarëve. Ndaj dhe protesta e 17 prillit është kryengritja paqësore më e rëndësishme e qytetarëve shqiptarë. Parlamentin e kanë asgjësuar me të gjitha mjetet dhe ne kemi vetëm protestën si mjetin më kryesor”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD-së deklaroi po ashtu se opozita e mbështet procesin e integrimit, ndonëse Shqipëria përveç kriterit gjeostrategjik, nuk plotëson asnjë kriter tjetër.

“Ky ka qenë qëndrimi ynë, por në qoftë se ne marrim përsipër të mashtrojmë në zbatimin e kritereve, standardeve, kërkesave, atë nuk e bëjmë kurrë. Ne kemi thënë të vërtetat, dhe të vërtetat tona po provohen, po faktohen. Dhe do i themi vazhdimisht. Kurrë nuk mund të mashtrojmë ne komunitetin ndërkombëtar”, u shpreh Berisha.

Berisha theksoi se PD kërkon një proces të bazuar në meritë, sepse beson se kriteret janë absolutisht të realizueshme.

Berisha foli po ashtu edhe për përjashtimet në anëtarësinë e PD-së, ndërsa theksoi se “çdo i përjashtuar ka të drejtën e ankimit”.

Por, sipas tij, “kushdo që ka punuar me kundërshtarin, nuk ka vend në PD”.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article PD kërkon përjashtimin nga Kuvendi për 60 ditë të Taulant Ballës
Next Article Koçiu: Integrimi në BE është shkëmbim vlerash, jo vetëm përfitim
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?