By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: OKB shtyn votimin për përdorimin e forcës në Ngushticën e Hormuzit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > OKB shtyn votimin për përdorimin e forcës në Ngushticën e Hormuzit
Bota

OKB shtyn votimin për përdorimin e forcës në Ngushticën e Hormuzit

admin
Last updated: 03/04/2026 15:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Nju York, 3 prill, argument.mk/ – Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shtyrë votimin për një rezolutë që do të autorizonte përdorimin e forcës mbrojtëse] për të garantuar sigurinë e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të naftës në botë.

Sipas programit zyrtar, votimi ishte planifikuar të zhvillohej sot, por u shty pa një datë të re. Burime diplomatike thanë se arsyeja lidhet me faktin që OKB-ja respekton të Premten e Madhe si festë zyrtare, edhe pse kjo ishte e ditur që më parë.

Rezoluta ishte propozuar nga Bahrejni dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo synon të lejojë vendet anëtare të përdorin “të gjitha mjetet e nevojshme mbrojtëse”, qoftë individualisht apo në kuadër të operacioneve detare shumëkombëshe, për të mbrojtur lundrimin ndërkombëtar në zonë.

Kriza në Ngushticën e Hormuzit është përshkallëzuar pasi Irani ka kërcënuar dhe penguar kalimin e anijeve, në përgjigje të sulmeve izraelito-amerikane që kanë ndezur luftën njëmujore në Lindjen e Mesme. Kjo situatë ka vënë në rrezik furnizimin global me karburant dhe ka tronditur tregjet ndërkombëtare.

Ambasadori i Bahrejnit në OKB, Jamal Alrowaiei, e cilësoi situatën si “terror ekonomik” që prek jo vetëm rajonin, por gjithë botën.

Ai theksoi se draft-rezoluta vjen në një moment kritik dhe ka kaluar disa ndryshime për të fituar mbështetje më të gjerë.

Për të shmangur kundërshtimet, teksti është modifikuar duke hequr referencën e drejtpërdrejtë ndaj Kapitullit 7 të Kartës së OKB-së, i cili lejon përdorimin e forcës ushtarake.

Gjithashtu, theksi është vendosur tek karakteri mbrojtës i ndërhyrjes, çka duket se ka lehtësuar shqetësimet e vendeve si Franca, ndërsa Rusia dhe Kina mbeten skeptike.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se vendet që përballen me mungesa karburanti duhet të sigurojnë vetë naftën në Hormuz, duke sinjalizuar se SHBA-ja  nuk do të ndërhyjë për t’i ndihmuar ato në këtë drejtim.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjermania e shqetësuar nga kërcënimet e Trump për të dalë nga NATO-ja
Next Article Papa Leone XIV apel presidentëve Zelensky dhe Herzog: Ka një nevojë urgjente për paqe
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?