By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve të reja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve të reja
Bota

A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve të reja

admin
Last updated: 03/04/2026 21:06
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Beograd, 3 prill argument.mk/ – Pas zgjedhjeve lokale në Serbi, është hapur debati për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe për ripozicionimin politik të presidentit. Në qendër të vëmendjes është roli i ardhshëm i Aleksandar Vuçiqit, pas sinjaleve nga Partia Përparimtare Serbe (SNS) se ai mund të jetë kandidat për kryeministër.

Pas hyrjes së listave të mbështetura nga studentët në pushtetin lokal, Serbia po përballet me një moment të ri politik, ku gjithnjë e më shpesh shtrohet pyetja nëse vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.

Në qendër të vëmendjes është edhe roli i ardhshëm i presidentit Aleksandar Vuçiq, pas kërkesave të jetë ai kandidat për kryeministër. Vetë Vuçiq nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit, por ka lënë të kuptohet se vendimi do të varet nga rrethanat politike.

“Po kërkoj një mënyrë për të shmangur kandidaturën për kryeministër, por kjo do të thotë që duhet të jem i bindur se nuk do ta lëmë vendin në duart më të këqija”, ka deklaruar Vuçiq.

Vuçiq ka qenë kryeministër nga viti 2014 deri në 2017, ndërsa më herët mbante postin e zëvendëskryeministrit të parë në qeverinë e drejtuar nga Ivica Daçiq. Më pas ai kaloi në Presidencë, ku po përfundon mandatin e tij të dytë si president, i cili skadon vitin e ardhshëm.

Gjatë kësaj periudhe, në krye të Qeverisë janë ndërruar tre kryeministra, Ana Brnabiq, Millosh Vuçeviq dhe Gjuro Macut, i cili aktualisht mban këtë funksion. Më gjatë në detyrë ka qëndruar Brnabiq, nga viti 2017 deri në 2024, ndërsa Vuçeviq qëndroi më pak se një vit, pasi dha dorëheqje pas një incidenti në Novi Sad, kur aktivistë të SNS sulmuan studentët.

Zyrtarëtë SNS-së kanë deklaruar se ekziston mundësia që Vuçiq të jetë kandidati i tyre për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme, nëse ato mbahen. Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, ka theksuar se partia do ta propozojë atë për këtë post.

Mundësia e një rikthimi në ekzekutiv po interpretohet nga një pjesë e opinionit si vazhdim i një modeli të centralizuar dhe autoritar të qeverisjes. Opozita e kundërshton këtë skenar, duke e parë si përpjekje për të ruajtur kontrollin mbi pushtetin.

“14 vjet pushtet nuk i janë të mjaftuesh. AI kërkon edhe katër të tjera, sipas modelit të Putinit. Duke kaluar nga një pozicion në tjetrin dhe duke u rikthyer sërish. Ai e kupton se për të dhe rrethin e tij nuk ka jetë pa pushtet dhe do ta mbrojë atë me të gjitha mjetet”, ka deklaruar Marinika Tepiq nga Partia e Lirisë dhe Drejtësisë.

Ndërkohë, presidenti ka nisur konsultime me partitë politike për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, duke përmendur si afate të mundshme fundin e majit ose marsin e vitit të ardhshëm. Një pjesë e opozitës ka refuzuar pjesëmarrjen, duke i cilësuar këto takime si manovër politike dhe përpjekje për shpërndarje të përgjegjësisë.

“Vuçiq do të donte të ndante përgjegjësinë, nuk ka asgjë për të diskutuar me një regjim të tillë. SNS është burimi i të gjitha problemeve”, thonë përfaqësues të opozitës.

Këto zhvillime vijnë pas zgjedhjeve lokale në dhjetë komuna, të cilat u shoqëruan me incidente dhe akuza për parregullsi. Edhe pse SNS ka fituar në të gjitha komunat, vërehet një rënie e mbështetjes.

Në të njëjtën kohë, listat e mbështetura nga studentët kanë hyrë në kuvendet lokale, duke u shndërruar në një faktor të ri politik. Ky zhvillim shihet si tregues i ndryshimeve në disponimin e elektoratit dhe rritjes së kërkesës për alternativa të reja politike.

You Might Also Like

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

92% e njerëzve do të përballen me kancerin në një formë gjatë jetës

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Pamje, dronët ukrainas godasin gjigantin rus Wildberries – depot përfshihen nga flakët

Zjarr i madh në veri të Madridit, qindra zjarrfikës në veprim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Gazmend Arsllani
Next Article Zbuloni disa nga arsyet për të ngrënë luleshtrydhe sa më shpesh
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?