By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë
Bota

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

admin
Last updated: 05/04/2026 13:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Novisad, 5 prill argument.mk/ – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se është gjetur një lëndë plasëse “me fuqi të madhe shkatërruese” gjatë një hetimi rreth kërcënimeve ndaj infrastrukturës së gazit në afërsi të kufirit me Hungarinë.

Vuçiç theksoi se e ka njoftuar për këtë kryeministrin hungarez, Viktor Orban, përmes një bisede telefonike.

“Ia paraqita atij rezultatet e para të hetimit nga autoritetet tona ushtarake dhe policore në lidhje me kërcënimin ndaj infrastrukturës kritike të gazit që lidh Serbinë dhe Hungarinë”, shkroi Vuçiç në Instagram të dielën.

Orban tregoi më vonë se ishte njoftuar nga Vuçiçi për këtë çështje.

Kryeministri hungarez, i cili është aleat i Vuçiçit, në një postim në Facebook shkroi se: “Autoritetet serbe kanë gjetur eksplozivë shkatërrues dhe pajisjet e nevojshme për aktivizim në infrastrukturën kritike të gazit që lidh Serbinë dhe Hungarinë”.

Vuçiç shtoi se përveç eksplozivit, u gjetën edhe fitila për aktivizimin e tij.

Ai nënvizoi më pas në Beograd, gjatë një vizite në vendin e ndërtimit për ekspozitën Expo, se jo shumë larg vendbanimit Velebit në Vojvodinën veriore, disa qindra metra nga tubacioni i gazit Balkan Stream, u gjetën në dy çanta shpine dy pako të mëdha me eksplozivë me fitil.

“Ato mund të kishin rrezikuar një numër të madh njerëzish dhe të kishin shkaktuar dëme të mëdha në furnizimin me gaz të Serbisë dhe Hungarisë”, tha ai.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bujar Dugolli: Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut duhet të kenë të drejtën të japin provimet në shqip
Next Article Çmime të kripura në Elbasan/ Qytetarët prisnin të uleshin pas festave të fundvitit, por u shtrenjtuan më shumë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?