By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tragjedi në Itali, tre të rinj humbin jetën pasi vetura doli nga rruga dhe u rrokullis disa herë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Tragjedi në Itali, tre të rinj humbin jetën pasi vetura doli nga rruga dhe u rrokullis disa herë
Bota

Tragjedi në Itali, tre të rinj humbin jetën pasi vetura doli nga rruga dhe u rrokullis disa herë

V.E.
Last updated: 26/06/2026 14:17
By V.E. 2 Min Read
Share
SHARE

Manfredonia, 26 qershor Zhurnal.mk – Tre persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën shtetërore SS89, mes Foggias dhe Manfredonias, në Itali.

Sipas mediave italiane, aksidenti ka ndodhur mes orës 04:30 dhe 05:00, kur një automjet tip “Opel Corsa”, me të cilin po udhëtonin tre të rinj, ka dalë nga rruga për shkaqe që ende nuk janë sqaruar.

Dyshohet se drejtuesi i automjetit, Luigi Narciso, 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili është përplasur me një skarpatë anësore dhe më pas është rrokullisur disa herë. Një nga pistat kryesore që po hetohet nga autoritetet është mundësia që shoferin ta ketë zënë gjumi në timon.

Për shkak të forcës së përplasjes, automjeti është shkatërruar pothuajse tërësisht.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë zjarrfikësit, ekipet e emergjencës dhe policia, pasi janë njoftuar nga drejtues të tjerë mjetesh që kalonin në atë segment rrugor.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit, Luigi Narciso, si dhe dy pasagjerët, një djalë dhe një vajzë nga Manfredonia, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende publik.

Sipas ekipeve të shpëtimit, përplasja ka qenë jashtëzakonisht e fuqishme, ndërsa skena që kanë gjetur në vendngjarje është përshkruar si dramatike.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e plotë të aksidentit fatal.

You Might Also Like

Përplasja që “pasuroi” Iranin, si u krijuan rezervat kolosale të naftës miliona vjet më parë

Rritja e importeve nga Kina u hap dyer të reja bizneseve globale

Nuk i kryen pagesat e iPhone-it/ I riu hidhet nga shkëmbi, tërheq me vete edhe të atin, pas tyre hidhet edhe nëna

JD Vance e pranon: Lufta me Iranin në një fazë të re, nisim presionin ekonomik

“Gusht i Zi” në Rusi, Putini përballet me krizë karburanti, rënie të rublës dhe sulme ukrainase

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article FSK institucioni më i besueshëm në vend, Gjenerallejtënant Jashari: Mirënjohje dhe falënderim për qytetarët
Next Article Nga Kane te Haaland dhe Nunez – Luis Suarez vlerëson sulmuesit më të mirë në botë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?