By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bilanci i Policisë në Elbasan: 14 automjete, armë dhe miliona lekë në vlerë të sekuestruar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Bilanci i Policisë në Elbasan: 14 automjete, armë dhe miliona lekë në vlerë të sekuestruar
Kronika

Bilanci i Policisë në Elbasan: 14 automjete, armë dhe miliona lekë në vlerë të sekuestruar

admin
Last updated: 15/07/2026 14:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Policia e Elbasanit ka bërë bilancin e punës gjatë intervalit kohor maj-qershor.

Drejtues Fatmir Hoxha në një konferencë për shtyp tha se janë arrestuar 63 persona ndërsa në kërkim janë shpallur 365 të tjerë.

“Gjatë kësaj periudhe janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, 428 raste të veprave penale, nga të cilat janë zbuluar dhe dokumentuar 427, ose 99.76% e tyre. Janë proceduar penalisht 448 shtetas, nga të cilët 63 janë arrestuar në flagrancë, 16 janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë, 4 janë shpallur në kërkim dhe 365 janë proceduar në gjendje të lirë.

Është zbuluar dhe dokumentuar plotësisht autorësia për 45 raste të veprave penale kundër personit dhe 47 raste të veprave penale kundër pasurisë”, tha Hoxha ndërsa theksoi se janë zhvilluar 14 operacione policore.

Ndërkohë gjatë këtyre operacioneve Hoxha shtoi se janë sekuestruar: 1 kilogram lëndë e dyshuar narkotike Heroinë; 50.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa; 177.7 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë; 1 armë zjarri (automatik); 2 armë zjarri (pistoleta); 14 automjete të tipeve të ndryshme; 1 motomjet; 43 celulare; 4 peshore elektronike; 2740 euro; 119 600 lekë; 15 paunde; 20 franga zvicerane; 290 dinarë; 249 steka me cigare; 1 armë e ftohtë (thikë).

“Gjithashtu, është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për vendosjen e sekuestrove preventive mbi disa pasuri me vlerë 225 000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale”, tha ai teksa shtoi se vijojnë kontrollet në zonat me risk për kultivimin e bimëve narkotike.

Një vëmendje e veçantë Hoxha thotë se iu është kushtuar pikave dhe zonave më të frekuentuara turistike të qarkut, ku gjatë muajve maj dhe qershor është evidentuar rritje e fluksit të turistëve.

“Duke pasur parasysh rritjen e ndjeshme të fluksit të automjeteve në qarkun Elbasan, gjatë sezonit veror, shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar monitorimin dhe kontrollet në akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore”, nënvizoi Hoxha.

Problemtikë mbetet respektimi i Kodit Rrugor, thotë Hoxha ndërsa bën apel për drejtuesit që t’i respektojmë ato.

Policia Rrugore ka evidentuar 121 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Gjatë kësaj periudhe, fatkeqësisht kanë ndodhur 3 aksidente rrugore me pasojë humbjen e jetës. Një apel të veçantë dua t’iu drejtoj qytetarëve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, për të parandaluar aksidentet, por dhe për të kontribuar pozitivisht në menaxhimin e trafikut. Çdo shkelje që cenon jetën, shëndetin apo sigurinë e qytetarëve do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe në përputhje me ligjin”, tha ai.

You Might Also Like

Arrestohet 37-vjeçari në Tetovë për rrezikim të sigurisë

Ndalohen dy persona nga Kumanova, mashtruan 19 persona duke marrë kredi të shpejta në emër të tyre

Trafik droge, Prokuroria sekuestron dy apartamente dhe një garazh të një të dënuari me 10 vite burg

Zbulohen pesë ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë

Mbetet në fuqi dënimi me 16 vjet burg për vrasësin e Martin Canit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbetet në fuqi dënimi me 16 vjet burg për vrasësin e Martin Canit
Next Article Zbulohen pesë ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?