By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Irani konfirmon përpjekjet diplomatike me SHBA-në, pavarësisht sulmeve të fundit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Irani konfirmon përpjekjet diplomatike me SHBA-në, pavarësisht sulmeve të fundit
Bota

Irani konfirmon përpjekjet diplomatike me SHBA-në, pavarësisht sulmeve të fundit

admin
Last updated: 20/07/2026 15:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Teheran, 20 korrik, Zhurnal.mk – Irani ka bërë të ditur se ka marrë propozime nga ndërmjetës ndërkombëtarë për rifillimin e negociatave me Shtetet e Bashkuara, edhe pse përplasjet ushtarake mes dy vendeve vazhdojnë.

Sipas agjencisë shtetërore iraniane IRNA, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, deklaroi se propozimet janë paraqitur përmes ndërmjetësve dhe janë marrë në shqyrtim nga autoritetet iraniane.

Megjithatë, Baghaei theksoi se Irani do të vazhdojë të mbrojë vendin me vendosmëri. Ai nënvizoi se diplomacia dhe forcat e armatosura po veprojnë në koordinim të plotë.

“E theksoj edhe një herë se aparati diplomatik vazhdon të kryejë detyrat e tij në bashkëpunim dhe në përputhje me mbrojtësit e atdheut në forcat e armatosura. Propozimet e paraqitura përmes ndërmjetësve na janë komunikuar dhe janë pranuar”, tha ai.

Ndërkohë, tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar sërish. Ushtria amerikane përfundoi në orët e para të mëngjesit së sotëm ditën e nëntë radhazi të sulmeve ndaj objektivave në Iran. Nga ana tjetër, Irani ka vijuar sulmet ndaj vendeve që strehojnë baza ushtarake amerikane në rajon.

Nga Uashingtoni, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi dje në mbrëmje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të gatshme për dialog me Iranin.

“Ne jemi gjithmonë të hapur për diplomaci”, tha Rubio, duke shtuar se çdo marrëveshje duhet të jetë e tillë që pala iraniane të jetë e gatshme ta respektojë.

“Ne kemi provuar disa herë të negociojmë me Iranin dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Nëse ajo derë hapet, do të jemi të lumtur ta shohim të hapur.” u shpreh ai para nisjes për në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të ASEAN-it.

Pavarësisht intensifikimit të konfliktit ushtarak, deklaratat nga të dyja palët sugjerojnë se kanalet diplomatike mbeten të hapura, duke lënë ende mundësi për rifillimin e negociatave.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Yamal, Messi apo Rodri? Kush është tani favoriti për ta fituar Topin e Artë?
Next Article BE gjobit “AliExpress” me 550 milionë euro për shitje të produkteve të paligjshme
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?