By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Monedha e fatit e Cucurellas, rituali që i solli Spanjës titullin botëror edhe në vitin 2026
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Monedha e fatit e Cucurellas, rituali që i solli Spanjës titullin botëror edhe në vitin 2026
Sport

Monedha e fatit e Cucurellas, rituali që i solli Spanjës titullin botëror edhe në vitin 2026

admin
Last updated: 20/07/2026 16:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Marc Cucurella përsëriti një ritual të pazakontë para finales së Kupës së Botës ndaj Argjentinës, duke varrosur një monedhë në fushë pak çaste para fillimit të ndeshjes, një traditë që lidhet me triumfin historik të Spanjës në Botërorin e vitit 2010.

Ky ritual u nis nga ish-mbrojtësi i majtë i Spanjës, Joan Capdevila, para finales së Botërorit 2010 kundër Holandës në Johannesburg. Atëherë, Capdevila varrosi një monedhë në bar, me besimin se do t’i sillte fat “La Rojas”.

Ky gjest rezultoi i suksesshëm, pasi Spanja fitoi Kupën e saj të parë të Botës falë golit legjendar të Andres Iniestas në kohën shtesë.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, Capdevila u kujdes që tradita të mos humbiste.

Edhe pse fillimisht hasi probleme me vizën për të udhëtuar drejt New Yorkut për finalen, ish-reprezentuesi spanjoll zbuloi pas triumfit se i kishte kërkuar personalisht Marc Cucurellas ta përsëriste ritualin para përballjes me Argjentinën.

“Në vitin 2010 varrosa një monedhë në fushë para se të niste ndeshja. Këtë histori e kam treguar miliona herë. I kërkova Cucurellas ta bënte të njëjtën gjë dje… Marc, të dua shumë. TI JE KAMPION BOTE!”, shkroi Capdevila në rrjetin social X.

Capdevila publikoi gjithashtu një video ku shihet Cucurella duke ecur drejt pozicionit të tij para fishkëllimës së parë, duke nxjerrë një monedhë nga çorapja, më pas u ul pranë vijës anësore dhe e varrosi në tokë, përpara se t’u bashkohej bashkëlojtarëve.

Rituali duket se funksionoi edhe këtë herë. Spanja triumfoi 1-0 ndaj Argjentinës pas kohës shtesë dhe u shpall kampione e botës, duke bërë që supersticioni të ruajë rekordin perfekt.

Tashmë, me dy finale të Kupës së Botës, dy monedha të varrosura dhe dy trofe të fituar, spanjollët mund ta kenë gjetur ritualin që do ta përsërisin edhe në mbrojtjen e titullit në Botërorin e vitit 2030.

You Might Also Like

Bayern Munich i dërgon një mesazh të ri Real Madridit për të ardhmen e Michael Olise

Alvaro Arbeloa nuk largohet i vetëm nga Reali, i kërkon dy yjet madrilen në Ligën Premier

A e shtyu Rodri – Donald Trumpin gjatë festimeve të Kupës së Botës? Momenti i sikletshëm bëhet viral

Yamal, Messi apo Rodri? Kush është tani favoriti për ta fituar Topin e Artë?

“A e dëgjove këtë, Gianni?”, Trump i bën thirrje publike presidentit të FIFA-s për ta organizuar sërish Kupën e Botës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article U ndoqën nga një makinë? Dyshohet një pistë e re që po hetohet për vdekjen tragjike të tre kosovarëve në afërsi të Bllacës
Next Article I merret pasaporta dy përdhunuesve të gruas nga Serbia
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?