By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra
Shqipëri

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

admin
Last updated: 27/09/2026 18:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjirokastër, 27 shtator argument.mk/ – Prej më shumë se 35 vitesh, mjeshtria e qëndisjes Vjollca Mezini vazhdon të punojë plot pasion qëndisma tradicionale, dantella dhe punime të ndryshme në tekstil. Me këtë zanat të traditës gjirokastrite, Vjollcën e lidh trashëgimia familjare, si dhe dëshira për të realizuar punime dore në qëndisje karakteristike.

Në fillim të viteve ’90, qëndismat e punuara plot mjeshtri dhe finesë nga Vjollca nisën të kalonin kufijtë e vendit, ndërsa regjistroi kërkesat e para nga Greqia dhe Italia. Falë mundit dhe punës, çeli një qendër të punimit të qëndisjeve karakteristike në mjediset e Pazarit të Gurtë të Gjirokastrës.

Megjithëse të realizosh punime në qëndisje ka lodhjen e vet, sërish për Vjollcën kjo mjeshtëri është një lloj arti, që bën të mundur të nxjerrësh nga duart qëndisje karakteristike me vlera të veçanta.

Tashmë, punimet karakteristike të realizuara prej qëndistares gjirokastrite tërheqin vëmendjen dhe interesimin e turistëve, ndërsa qendra e artizanatit mirëpret vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj. Mes të tjerash, Vjollca merr vlerësime të shumta për punimet e realizuara, ndërsa çentrot, dantellat e punuara prej duarve të saj zbukurojnë shtëpitë dhe mjediset e punës edhe jashtë vendit.

Me trishtim, Vjollca shprehet se zanati i qëndisjes tradicionale nuk preferohet nga vajzat e reja, ndërsa kjo traditë e vyer e Gjirokastrës rrezikon të zbehet me kalimin e viteve.

Zanati i qëndisjes karakteristike është një prej mjeshtërive tradicionale me vlera të veçanta për qytetin e Gjirokastrës.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

“Korrupsioni nuk po shtohet, po goditet”, Rama: Hetimet e drejtësisë, si dëshmi e një kapitulli të ri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave
Next Article Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?