By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PD kërkon debat për arrestin e ish-kreut të SHISH, Balla: Ta lëmë SPAK-un të bëjë punën e vet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > PD kërkon debat për arrestin e ish-kreut të SHISH, Balla: Ta lëmë SPAK-un të bëjë punën e vet
Shqipëri

PD kërkon debat për arrestin e ish-kreut të SHISH, Balla: Ta lëmë SPAK-un të bëjë punën e vet

admin
Last updated: 01/10/2026 10:51
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 01 tetor, argument.mk/ – Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për shqyrtimin e kërkesës së kryetarit të Grupit Parlamentarë të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, “Mocion për zhvillimin debatit” me objekt përgjegjësitë institucionale lidhur me emërimin, ushtrimin e detyrës, mbikëqyrjen dhe largimin e ish-Drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, si dhe masat e marra për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar dhe integritetit institucional.

Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti mirëkuptimin dhe vendosi që çështja t’i kalojë seancës plenare.

Lidhur me këtë çështje, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve se hetimet ndaj ish-drejtores së Shërbimit Informativ të Shtetit duhet t’i lihen në dorë organeve të drejtësisë.

Balla tha se çdo dyshim i ngritur nga organi i akuzës duhet të hetohet dhe zbardhet deri në fund nga SPAK, duke theksuar se prokurorët duhet të vijojnë punën pa ndërhyrje apo mbivendosje.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi në përgjigje ndaj Ballës u shpreh se mocioni për debat që kërkon opozita nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë po bën prokuroria.

“Nuk ka asnjë rresht në kërkesën tonë për zhvillimin e mocionit që i referohet hetimeve të prokurorisë. Por ne jetojmë në Shqipëri, ka një akt të Kryeministrit dhe të Presidentit që ka dekretuar shkarkimin e shefes së Shërbimit Informativ Shtetëror, sepse, sipas informacioneve, aq sa ç’kanë rrjedhur nga hetimet e prokurorisë, rezulton që të ketë ndihmuar një person në kërkim nga drejtësia dhe ta ketë furnizuar atë me informacione të klasifikuara dhe bëhet fjalë për një person, kreun e një grupi të strukturuar kriminal”, tha ai.

Nga ana e tij, Balla vuri në dukje se “rruga pa kthim që kemi zgjedhur është rruga e pavarësisë së organeve të drejtësisë për të hetuar e gjykuar këdoqoftë, pavarësisht statusit social apo funksionit publik”.

Ai iu referua edhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, duke argumentuar se Kuvendi nuk mund të përdorë instrumentet e kontrollit parlamentar për të dubluar apo zëvendësuar kompetencat e prokurorisë, për të verifikuar prova, për të përcaktuar fakte penale apo përgjegjësi individuale.

Balla tha se zhvillimet në drejtësi nuk duhet të përdoren si argument kundër Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke iu referuar edhe deklaratave të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Kur shohim çështje të cilat po hetohen, ato janë prova që sistemi po funksionon. Ky është fuqizimi i sistemit”, citoi Balla deklaratën e von der Leyen.

“Prandaj ta lëmë sistemin të bëjë punën e vet. Asnjë instrument kontrolli parlamentar, nga mocioni me debat deri tek komisioni hetimor parlamentar, nuk mund ta zëvendësojë, ta ndikojë, ta kushtëzojë apo pengojë hetimin e plotë dhe të pavarur nga prokurorët e SPAK”, tha ai.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së kërkoi gjithashtu ndalimin e sulmeve personale ndaj prokurorëve të SPAK, duke u shprehur se ata meritojnë respekt për punën e tyre.

Balla theksoi se parimi i prezumimit të pafajësisë duhet të respektohet, por njëkohësisht askush nuk është mbi ligjin.

“Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar, po askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye”, u shpreh ai.

Duke iu referuar qëndrimit të shumicës socialiste ndaj hetimeve, Balla tha se përgjegjësia penale e një zyrtari është çështje individuale përballë prokurorisë dhe gjykatës, pavarësisht nëse ai është propozuar, mbështetur apo votuar nga mazhoranca.

Ai përmendi gjithashtu shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të ish-drejtores së SHISH si shembull të kësaj qasjeje, ndërsa renditi institucionet që, sipas tij, kanë kompetenca të ndryshme në raport me veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Sipas Ballës, çështja duhet t’i lihet prokurorisë dhe gjykatës dhe jo të trajtohet mbi bazën e publikimit sporadik të materialeve hetimore.

“Procesi do të tregojë nëse ka apo jo gjëra që kanë cenuar çfarëdoqoftë në lidhje me sigurinë kombëtare apo në lidhje me partnerët tanë”, tha Balla, duke shtuar se “deri më tani nuk ka asnjë shqetësim nga partnerët”.

You Might Also Like

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme

“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut

Kedhi: Raporti i DASH konstaton probleme me korrupsionin, drejtësinë, prokurimet dhe median

Berisha takon Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë së KiE-së: Ndryshimet në procedurën penale t’i nënshtrohen ekspertizës së Komisionit të Venecias

Komisioni hetimor për zgjedhjet e 11 majit, Gjiknuri: Vendimi i Kushtetueses i detyrueshëm, Kuvendi të nisë procedurat

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hita në Konventën Evropiane të Shefave të Policisë, forcohet bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë
Next Article AKT, marrëveshje me “Albanien Reisen GmbH” për promovimin turistik të Shqipërisë në Zvicër
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme
Shqipëri
“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut
Shqipëri
Mustafa Sandal foli pas urdhër-arrestit për gruan e tij 19 vjet më të re: Unë nuk kam tregtuar fonde
Showbizz
Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?