By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Turpi nuk u përket grave, por atyre që i filmuan”, Luarasi reagon pas publikimit të videove intime: Shpërndarja s’është gazetari, por dhunë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Turpi nuk u përket grave, por atyre që i filmuan”, Luarasi reagon pas publikimit të videove intime: Shpërndarja s’është gazetari, por dhunë
Shqipëri

“Turpi nuk u përket grave, por atyre që i filmuan”, Luarasi reagon pas publikimit të videove intime: Shpërndarja s’është gazetari, por dhunë

admin
Last updated: 02/10/2026 12:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 02 tetor, argument.mk/ – Deputetja socialiste Iris Luarasi ka reaguar pas qarkullimit të videove intime me disa personazhe të njohur.

Në një reagim në Facebook, Luarasi shkruan se turpi nuk iu përket grave, por atyre që filmuan dhe i shpërndanë, teksa shtoi se shpërndarja e tyre nuk është gazetari, por dhunë.

 Postimi i plotë i Iris Luarasit:

“Një vend i tërë po sheh, shpërndan dhe tallet me materiale private që përfshijnë disa gra. Ndërsa ato anatemohen në çdo koment, pyetja më e rëndësishme lihet në hije se kush i filmoi, kush i publikoi dhe kush po fiton nga shpërndarja e tyre? Flitet për gratë kudo e flitet shumë pak ose aspak për burrat.

Ajo që dy të rritur bëjnë me dëshirë në jetën e tyre private nuk është krim. Nëse dikush është filmuar pa dijeninë ose pëlqimin e tij, kjo duhet të hetohet. Po ashtu edhe publikimi e shpërndarja e pamjeve private. Turpi nuk u përket grave. U përket atyre që cenojnë privatësinë e tyre dhe atyre që e ushqejnë këtë dhunë me “share”, klikime e tallje.

Përshëndes hetimet e nisura nga Policia dhe Prokuroria, si edhe reagimin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për ndalimin dhe heqjen e këtyre materialeve. Por drejtësia merr formë të plotë kur personat e prekur e denoncojnë rastin: kjo është rruga për të zbardhur si janë realizuar videot, kush i ka përdorur dhe kush i ka shpërndarë. Grave që sot gjenden në qendër të këtij linçimi u them se nuk jeni vetëm. Nuk keni pse të mbani turpin për cenimin që mund t’ju jetë bërë. Turpi u përket atyre që filmuan, publikuan, shpërndanë dhe atyre që e ushqejnë këtë dhunë me klikime, komente dhe tallje. Edhe për ata që i shpërndajnë këto video: çdo “share”, çdo dërgim në një grup privat, çdo koment fyes apo tallës e zgjat dëmin. Nuk jeni thjesht spektatorë. Bëheni pjesë e dhunës ndaj një njeriu. Të qenit person publik nuk ia heq askujt të drejtën për privatësi; as nuk i jep publikut të drejtën të gjykojë, fyejë apo dënojë një grua për zgjedhjet e saj personale. Ata që e paraqesin jetën intime të dikujt si “lajm” për klikime dhe fitim nuk po bëjnë gazetari. Gazetaria informon, verifikon dhe respekton dinjitetin e njeriut. Shfrytëzimi i materialeve intime për trafik nuk është informim, por është ekspozim, poshtërim dhe dhunë. Duhet përgjegjësi e qartë për çdo portal, faqe apo person që jeton nga linçimi i jetëve njerëzore.

Mos harroni më të rëndësishmen se këto gra kanë fëmijë, nëna, prindër, familje, miq dhe jetë përtej ekranit. Pasojat e këtij turpërimi publik mund të jenë të rënda, të thella dhe të pakthyeshme”, shkruan Luarasi.

You Might Also Like

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Kryeministria i bashkohet fushatës së dhurimit të gjakut

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bylykbashi: Pr/ligji i PD-së për ndarjen territoriale për konsultim me bashkitë, të ndalet shqyrtimi i nismave të njëanshme
Next Article Doganat thellojnë bashkëpunimin me BE-në për modernizimin e sistemeve të kontrollit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?