By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PROFIL – Kush është Esmeralda Hasani, drejtuesja e re e SHISH-it?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > PROFIL – Kush është Esmeralda Hasani, drejtuesja e re e SHISH-it?
Shqipëri

PROFIL – Kush është Esmeralda Hasani, drejtuesja e re e SHISH-it?

admin
Last updated: 12/11/2026 10:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 12 nëntor, argument.mk/ – Esmeralda Hasani është emri që do të marrë drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit, pas dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit Edi Rama. Ajo zë vendin e Vlora Hysenit, e cila u pezullua nga detyra në kuadër të hetimeve të SPAK-ut.

Profili profesional i Hasanit lidhet kryesisht me drejtësinë, arsimin universitar, menaxhimin e projekteve dhe administratën publike. Përvoja e saj e dokumentuar publikisht është ndërtuar më shumë në këto fusha sesa në strukturat e inteligjencës dhe sigurisë.

Hasani ka studiuar drejtësi në Itali, në Universitetin e Milanos-Bicocca, ku profili i saj akademik lidhet me të drejtën ndërkombëtare. Ajo ka kryer gjithashtu studime në planifikimin dhe menaxhimin e projekteve evropiane në ‘Europa Cube Innovation Business School’, në Bruksel.

Në karrierën akademike është angazhuar në mësimdhënie, veçanërisht në fushën e së drejtës evropiane dhe integrimit evropian.

Një pjesë të rëndësishme të përvojës profesionale e ka ndërtuar në drejtimin e instituteve të kërkimit dhe zhvillimit. Në periudhën 2015–2019 ka drejtuar Institutin për Kërkim dhe Zhvillim Barleti, ndërsa më pas është angazhuar në drejtimin e Institutit Adriapol, i cili merret me projekte kërkimore, arsimore dhe iniciativa zhvillimi.

Në vitet 2017–2018, Hasani ka punuar pranë Ministrit të Shtetit për Diasporën, fillimisht si këshilltare dhe më pas si shefe kabineti.

Gjatë kësaj periudhe është angazhuar në hartimin dhe zhvillimin e projekteve që synonin përfshirjen e diasporës shqiptare në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Emri i saj figuron gjithashtu në strukturat drejtuese të Agjencisë Kombëtare të Diasporës, ku në vitin 2018 ishte emëruar si përfaqësuese e ministrit të Shtetit për Diasporën.

Prej vitit 2021, sipas të dhënave të publikuara në profilin e saj profesional, ajo ka ushtruar funksionin e konsulentes pranë Kryeministrisë, me fokus planifikimin e projekteve dhe sigurimin e financimeve. Ka qenë gjithashtu e angazhuar në bashkëpunime dhe iniciativa ndërkombëtare.

Edhe pse karriera e saj publike lidhet kryesisht me drejtësinë, projektet dhe administratën, Hasani ka pasur edhe angazhime në studime që prekin fushën e sigurisë.

Në janar të vitit 2023, ajo rezulton bashkautore e një studimi mbi kuadrin ligjor dhe institucional të Shqipërisë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm në hapësirën kibernetike. Studimi është realizuar në bashkëpunim me Edlira Gjolleshin dhe Saimir Kapllanin.

You Might Also Like

Tenderi për “studim projektim i disa objekteve të policisë së shtetit”, GJKKO dënon të pandehurit

Paralajmërohen reshje shiu intensive në disa qarqe, ja zonat ku priten shtrëngata

Rrëzimet në moshën e tretë, shkaku kryesor i paraqitjeve në urgjencë

Bizneset turistike në zonën e Razmës nën presionin e taksave dhe shpopullimit

Ministri Nufi, në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kosova me gjashtë xhudistë në Grand Prixin e Zagrebit
Next Article Dhjetë momentet më të paharrueshme të Harry Kane me fanellën e Anglisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?