By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PDK dhe LVV arrijnë marrëveshje: Ligji për Dhomat e Specializuara votohet sot siç është, amendamentimi nis menjëherë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > PDK dhe LVV arrijnë marrëveshje: Ligji për Dhomat e Specializuara votohet sot siç është, amendamentimi nis menjëherë
Kosovë

PDK dhe LVV arrijnë marrëveshje: Ligji për Dhomat e Specializuara votohet sot siç është, amendamentimi nis menjëherë

admin
Last updated: 12/11/2026 10:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 12 nëntor, argument.mk/ – PDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje që ligji për Dhomat e Specializuara të votohet sot në Kuvend në përmbajtjen aktuale, ndërsa menjëherë pas votimit të nisë procesi i amendamentimit të tij, raporton Ekonomia Online.

Sipas burimeve të Ekonomia Online, dakordimi parasheh mbivotimin e vetos së Presidentes, duke i hapur rrugë hyrjes së ligjit aktual në fuqi, si dhe nisjen e konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë për ndryshimet konkrete, brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Ligji ishte miratuar në dy lexime më 6 tetor. Më pas, PDK-ja i kishte kërkuar Presidentes kthimin e tij në Kuvend për rishqyrtim, me qëllim përfshirjen e rekomandimeve të fundit të marra nga ekspertët.

Megjithëse PDK dhe LVV kanë arritur pajtim të plotë për përmbajtjen e ndryshimeve, dallimet kanë qenë rreth procedurës. Sipas interpretimit të LVV-së, Rregullorja e Kuvendit nuk lejon amendamentimin në këtë fazë të rishqyrtimit.

Për të shmangur rrezikimin e ligjit për arsye procedurale, palët janë dakorduar që ai të votohet sot ashtu siç është, ndërsa ndryshimet të procedohen menjëherë përmes një nisme për amendamentim.

Me këtë marrëveshje, përfundimisht ligji mbetet, ndërsa hapet rruga që plotësimet e dakorduara të përgatiten dhe të sillen sa më shpejt për miratim në Kuvend.

You Might Also Like

Kurti takohet me Rutte-n në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben paqes dhe sigurisë në rajon

Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Në Beograd varroset Xhevat Prekazi! Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe hoxhallarë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Besnik Tahiri: Komisioni për Legjislacion sot shqyrton dekretin e Presidentes për Ligjin për Specialen, më pas shkon në seancë
Next Article Deliu: Ligji për Dhomat e Specializuara duhet të rivotohet në Kuvend në formën aktuale pa ndryshime
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?