By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën
Kosovë

Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

admin
Last updated: 12/11/2026 17:59
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Emilija Markoviç, kandidate e Listës Studentore, ka deklaruar se programi i fitueses së zgjedhjeve në Serbi parasheh që Gjykata Kushtetuese e vendit t’i rishikojë marrëveshjet e arritura gjatë dialogut me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve.

Ajo iu përgjigj kështu një pyetjeje të televizionit N1, nëse Lista Studentore, e cila erdhi në pushtet në Serbi pas zgjedhjeve të tetorit, do të vazhdojë t’u përmbahet zotimeve që vendi bëri në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ne ende nuk i kemi marrë detyrat e pushtetit plotësisht dhe nuk e dimë saktësisht se çfarë është nënshkruar. Por, brenda asaj që do të gjejmë se është arritur ose nënshkruar, do të kërkojmë mundësi: ku dhe si mund të veprojmë, çfarë duhet të rishikojmë. Por, mbi të gjitha, do të ngulim këmbë në respektimin e Kushtetutës dhe ligjshmërisë së Serbisë”, tha ajo.

Qëndrimi i Listës Studentore është se, sa i përket Kosovës, do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e vendit, sipas së cilës “Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë”.

Bashkimi Evropian ka theksuar se ndryshimi i pushtetit në Serbi nuk i ndryshon detyrimet që ky shtet i ka në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, përfshirë ato që rrjedhin nga Marrëveshja e vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksi për zbatimin e saj.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Serbia, ndër të tjera, është zotuar se do ta respektojë integritetin territorial të Kosovës dhe nuk do ta pengojë anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

Kosova, nga ana tjetër, ka pranuar ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili do t’i mundësonte komunitetit serb një nivel të caktuar të vetëmenaxhimit.

Markoviq vlerësoi se pushtetin e ri në Serbi e presin bisedime serioze me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, por tha se “këto bisedime kësaj radhe duhet të nisin nga disa baza të tjera”.

“Vetë programi studentor ka paragjykuar disa çështje, përkatësisht se pikënisje duhet të jenë Kushtetuta e Republikës së Serbisë dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare”, tha ajo.

Kosova s’e ndryshon qëndrimin për Asociacionin

Nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se qëndrimi i tyre lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është i qartë prej kohësh: është e nevojshme që Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve të nënshkruhet, në mënyrë që të garantohet zbatimi i saj.

Bashkimi Evropian ka deklaruar në disa raste se kjo marrëveshje është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët, ndonëse nuk është nënshkruar.

Përveç nënshkrimit të marrëveshjes, kërkesat e Kosovës përfshijnë edhe ekstradimin e Millan Radoiçiçit, së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit të armatosur që kreu sulmin në Banjskë në vitin 2023, të cilin autoritetet kosovare e cilësojnë si sulm ndaj rendit juridik dhe kushtetues të Kosovës.

“Gjithashtu duhet të tërhiqet letra e ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç, të cilën ajo ia kishte dërguar Brukselit, në adresë të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, ku kishte theksuar se Serbia nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë letër, Bërnabiç kishte deklaruar se Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksi për zbatimin e saj konsiderohen të pranueshme vetëm në një kontekst që nuk nënkupton njohjen de facto dhe de jure të Kosovës.

Nga Lëvizja Studentore nuk kanë pranuar të komentojnë këto kërkesa të Kosovës, në përgjigjen për REL-in. Ata kanë thënë se, pas formimit të Qeverisë së re dhe shqyrtimit të të gjitha dokumenteve dhe gjendjes aktuale, do të jetë Qeveria e re ajo që do të japë përgjigje.

Pa bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Listën Serbe

Markoviç ka përsëritur qëndrimin se nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe, partinë kryesore të serbëve në Kosovë, e cila deri më tani ka vepruar me mbështetjen e Partisë Progresive Serbe dhe ish-presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ajo shpjegoi se, nëse paraqitet nevoja, drejtuesit e rinj të emëruar në institucione të ndryshme të Serbisë në Kosovë do të bashkëpunojnë me përfaqësuesit lokalë.

Lista Serbe ka nëntë nga dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës dhe udhëheq që të dhjetë komunat me shumicë serbe.

Sa i përket bashkëpunimit me përfaqësuesit e serbëve në institucionet qendrore të Kosovës, kandidati i Listës Studentore, Jugosllav Gashiç, tha se komunikimi do të zhvillohet përmes bashkësisë ndërkombëtare.

Ai theksoi gjithashtu se Lista Studentore nuk është parti politike dhe se nuk do të krijojë infrastrukturë partiake në Kosovë.

“Ne nuk do të kemi absolutisht asnjë strukturë në terren që do të funksiononte si parti politike”, tha ai për RTV Vojvodina.

Ndërkohë, Lista Serbe tha se, pas fitores së Listës Studentore, nuk ka dëgjuar asnjë zgjidhje apo propozim konkret për problemet me të cilat përballet komuniteti serb. Ajo tha se do të vazhdojë të angazhohet për ruajtjen e institucioneve të Serbisë, të vendeve të punës dhe të të ardhurave që financohen nga buxheti i Serbisë.

Lista Serbe tha se, përmes pozitave që mban në institucionet e Kosovës, do t’i përdorë të gjithë mekanizmat në dispozicion për të mbrojtur interesat e serbëve.

Si shembull, ajo përmendi mekanizmat që, sipas saj, Kushtetuta ua garanton deputetëve të saj për të penguar ndryshimet kushtetuese ose miratimin e vendimeve që do ta dëmtonin komunitetin serb.

“Popullit tonë sot nuk i duhen ndarje të reja, kërcënime e rivalitete politike, por përgjegjësi, zgjidhje konkrete, siguri dhe një perspektivë e qartë për të qëndruar e për të mbijetuar në vatrat e veta”, thuhet në njoftim.

Përveç Listës Serbe, në institucionet qendrore të Kosovës është i përfshirë edhe Nenad Rashiç, me partinë e tij Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i cili është gjithashtu ministër në Qeverinë e Albin Kurtit.

Ai, para zgjedhjeve në Serbi, i kishte dhënë mbështetje Listës Studentore, sikurse edhe përfaqësues të tjerë politikë opozitarë të serbëve në nivel lokal.

You Might Also Like

Kurti takohet me Rutte-n në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben paqes dhe sigurisë në rajon

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Në Beograd varroset Xhevat Prekazi! Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe hoxhallarë

Ismaili diskuton me presidenten Shiroka-Pula integrimin financiar të Kosovës në BE dhe anëtarësimin në SEPA

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
Next Article Trump zbulon emrin që propozon për kreun e Nvidia-s: Një legjendë zëvendëson një legjendë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?