By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deliu: Ligji për Dhomat e Specializuara duhet të rivotohet në Kuvend në formën aktuale pa ndryshime
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Deliu: Ligji për Dhomat e Specializuara duhet të rivotohet në Kuvend në formën aktuale pa ndryshime
Kosovë

Deliu: Ligji për Dhomat e Specializuara duhet të rivotohet në Kuvend në formën aktuale pa ndryshime

admin
Last updated: 12/11/2026 10:53
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 12 nëntor, argument.mk/ – Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar duhet të procedohet sërish për miratim në Kuvend, në formën në të cilën është miratuar më parë, pa ndërhyrje të reja, raporotn Ekonomia Online.

Gjatë shqyrtimit në Komisionin për Legjislacion të vendimit të presidentes për kthimin e këtij ligji në rishqyrtim, Deliu ka bërë të ditur se PDK-ja, si sponsorizuese e ligjit, ka zhvilluar negociata me shumicën parlamentare dhe se palët janë dakorduar për kalimin e tij, por jo për amendamentimin në këtë fazë.

Ajo ka thënë se pas rivotimit të versionit aktual të ligjit, do të nisë një proces i ri për amendamentimin e tij, në bashkëpunim me deputetët e Kuvendit.

“Gjatë këtyre ditëve Partia Demokratike e Kosovës, si parti sponsorizuese e këtij ligji, ka pasur negociata politike me partinë që e përfaqëson shumicën parlamentare për mënyrën se si ne do ta trajtojmë ligjin në fjalë. Ne jemi dakorduar që ta kalojmë ligjin; megjithatë, unë dua të bëj të qartë që nuk kemi arritur dakordësi që të bëhen ndryshime në ligjin. Kemi pasur interpretime të ndryshme, të cilat i kemi diskutuar me kolegët e shumicës parlamentare sa i përket rregullores së Kuvendit. Ne kemi besuar se është e mundur të bëhet amendamentimi i ligjit. Në këtë fazë, kurse shumica parlamentare ka konsideruar dhe e ka interpretuar rregulloren në atë mënyrë që nuk lejohet në këtë fazë të bëhet amendamentimi i ligjit. Prandaj, unë dua të bëj qartë që ne sot jemi në një situatë që duhet ta procedojmë ligjin për miratim në Kuvend, në formën siç është. Pastaj, ne do të nisim një proces të ri të amendamentimit të ligjit, bashkë me kolegë deputetë të Parlamentit të Republikës së Kosovës. Pra, për ta qartësuar edhe një herë, do të rivotohet në Kuvend ky version i ligjit që e kemi sot, në përputhje me nenin 84 të rregullores së Kuvendit. Duhen 61 vota për ta miratuar ligjin dhe po ashtu për ta rrëzuar veton e Presidentes”, tha Deliu.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit, Vigan Qorrilli, ka theksuar se kthimi i ligjit nga presidentja nuk nënkupton anulimin e tij, por aktivizimin e procedurës së rishqyrtimit parlamentar.

Ai ka sqaruar se përgjegjësia e Komisionit është të shqyrtojë arsyet e kthimit dhe të përgatisë raportin për seancën plenare, ndërsa vendimi përfundimtar i takon Kuvendit.

“Dëshiroj të theksoj që në fillim se kthimi i ligjit nga presidentja nuk përbën anulim të tij dhe as vendimmarrje përfundimtare mbi fatin e tij. Ai përbën ushtrim të një kompetence kushtetuese që aktivizon procedurën e posaçme të rishqyrtimit parlamentar. Në këtë procedurë, Komisioni ynë e ka të vetmen përgjegjësi të diskutojë arsyet e kthimit dhe të përgatisë raportin për seancën plenare, ndërsa vendimmarrja përfundimtare i takon Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dëshiroj gjithashtu të bëj të qartë dallimin juridik që konsideroj që është themelor, ndërmjet rikonfirmimit të ligjit të miratuar më parë dhe mundësisë së ndërhyrjeve të reja, gjë që ne nuk e kemi këtë rast. Ne e kemi tagër, ose seanca plenare ka tagër, vetëm të bëjë konfirmimin e ligjit ose ta lë Kosovën pa ligj. Në këtë kuptim, për këtë arsye, propozoj që diskutimi ynë të përqendrohet vetëm në një çështje dhe është futja në procedurën juridikisht të përshtatshme për rekomandimin që do t’ia paraqesim Kuvendit, ndërkohë që epilogun e ligjit dhe fatin e ligjit e përcakton seanca plenare e Kuvendit”, tha ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që pas rivotimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të nisë sa më shpejt procesi i amendamentimit të tij, sipas procedurës së rregullt.

“Pra sa më shpejt që është e mundshme, elemente të cilat prezantohen për ndryshim, respektivisht, amandamentin e ligjit të vijnë, ky është qëndrimi ynë për të kaluarën e zgjuar flas. Për shkak se mendoj që gjithë menaxhimi nuk ka qenë i duhur, mirëpo tash e tutje është ky. Po, vjen në seancë, vjen dekreti, rrëzojmë dekretin, dhe kërkojmë nga ajo që të nisni menjëherë procesin e ndryshimit, respektivisht amandamentimin e ligjit, mbi procedurën e rregullt, për shkak se ne, veç një seancë bëmë për gabim, ne s’guxojmë kurrsesi me dështu në procedurë”, tha ai.

Ndërkaq, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka shprehur qëndrim të ndryshëm, duke thënë se nuk duhet të votohet sërish i njëjti version i ligjit, por të nisë një nismë e re ligjore për adresimin e shqetësimeve të identifikuara nga sponsorizuesi.

“Sponsorizuesi në rastin konkret e ka inicuar ligjin. Është pikërisht sponsorizuesi që ka kërkuar nga presidentja e Republikës kthimin e ligjit, me arsyetimet e përgjithshme dhe, natyrisht, është në dorën e sponsorizuesit për t’i dhënë epilog të mirëfilltë dhe të qëndrueshëm. Ne jemi në një rrethanë të tillë për ligjbërje të re, për ligj të ri. Duke i dhënë besimin, besimit të sponsorizuesit, se kanë identifikuar defekte në ligj. Domethënë, ne nuk jemi sot për të votuar të njëjtin, marrë parasysh shqetësimet që i ka dhënë vetë sponsorizuesi. Thjesht jemi për një nismë të re ligjore, duke i adresuar shqetësimet, duke mos humbur kohë për t’i përsëritur procedurat. Nuk humbim kohë pa asnjë dyshim”, tha Rrustemi.

You Might Also Like

Kurti takohet me Rutte-n në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben paqes dhe sigurisë në rajon

Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Në Beograd varroset Xhevat Prekazi! Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe hoxhallarë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article PDK dhe LVV arrijnë marrëveshje: Ligji për Dhomat e Specializuara votohet sot siç është, amendamentimi nis menjëherë
Next Article Haxhiu: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk është në rend dite të seancës së Kuvendit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?