By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës
Kosovë

Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës

admin
Last updated: 12/11/2026 10:54
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 12 nëntor, argument.mk/ – Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se LDK-ja nuk do ta mbështesë përmbysjen e vetos së presidentes për ligjin, nëse synimi është që në Kuvend të rikthehet dhe të miratohet i njëjti ligj, raporton Ekonomia Online.

Osmani ka thënë se qëndrimi i LDK-së do të varet edhe nga përmbajtja e asaj që do të sillet në Kuvend, por ka theksuar se partia e saj, në parim, është kundër një nisme të tillë.

“Ne po presim tani të shohim se çfarë do të sillet në Kuvend. Natyrisht që qëndrimet gjithmonë varen edhe nga përmbajtja. Por, në parim, në qoftë se synohet që të kalohet ligji i njëjtë dhe të përmbyset vetoja e presidentes, natyrisht që ne nuk jemi për, për të gjitha arsyet që i kemi paraqitur në seancën e atëhershme, por edhe për arsye shtesë, të cilat do t’i prezantojmë sot në seancë, në qoftë se na jepet një mundësi e tillë”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka bërë të ditur se ende nuk dihet nëse synimi është përmbysja e vetos së presidentes apo një iniciativë e re ligjore për ndryshimin e ligjit. Megjithatë, sipas saj, LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk japin kontribut real në mbrojtjen e së vërtetës historike të Kosovës dhe luftës çlirimtare.

Osmani ka kritikuar, siç i ka cilësuar, iniciativat që krijojnë pritje të rreme, duke thënë se energjia e institucioneve është dashur të përqendrohet në mbrojtjen e së vërtetës historike të Kosovës, veçanërisht në arenën ndërkombëtare.

“Ju e dini që në parim LDK-ja nuk është pro iniciativave, të cilat në fakt, në esencë nuk arrijnë asgjë në mbrojtje të së vërtetës historike të Republikës së Kosovës dhe luftës së saj çlirimtare, por thjesht krijojnë pritje të rreme. Dhe, në vend se e gjithë energjia e shtetit të fokusohej deri tani në mbrojtjen e kësaj të vërtete historike, sidomos ndërkombëtarisht, ne shohim që, edhe pse kanë kaluar gati dy muaj nga vendimi, nuk e kemi asnjë intervistë në media të rëndësishme ndërkombëtare, ku para syve të botës do të mbrohej e vërteta historike e Republikës së Kosovës”, është shprehur ajo.

Ish-presidentja ka theksuar se, sipas saj, mungon edhe një prezantim i koordinuar shtetëror në platformat e rëndësishme ndërkombëtare për mbrojtjen e historisë së Kosovës.

“Ne nuk kemi asnjë prezantim, po flas për krejt shtetëror, por edhe përfaqësues të ndryshëm të partive politike. Sepse unë kam folur edhe për The New York Times, edhe në platforma të rëndësishme ndërkombëtare nga 16 shtatori e tutje, për ta mbrojtur të vërtetën historike të Kosovës. Por, ndërkohë që shteti është dashur të fokusohej në mbrojtjen e kësaj të vërtete, ne kemi iniciativa të cilat as nuk janë në përputhje me Kushtetutën, as nuk janë në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Ajo ka paralajmëruar se iniciativa të tilla, sipas vlerësimit të saj, mund ta dëmtojnë edhe më shumë kauzën e mbrojtjes së së vërtetës historike të Kosovës, sidomos në prag të procedurës së apelit.

“Madje-madje, më shumë e dëmtojnë edhe vetë kauzën e mbrojtjes së të vërtetës, sidomos para procedurës në apel. Dhe besoj shumë që i dëmtojnë edhe vetë krerët e UÇK-së, të cilët duhet të mbrohen në apel me argumente juridike dhe argumente të fuqishme juridike, të cilat natyrisht që kanë rëndësi”, ka deklaruar ajo.

Osmani është ndalur edhe te kritikat dhe etiketimet ndaj LDK-së për qëndrimet e saj lidhur me këtë çështje. Ajo ka thënë se partia i ka paraqitur qëndrimet në mënyrë parimore, por është përballur me akuza të papranueshme, duke përmendur edhe vendosjen e emrave të përfaqësuesve të LDK-së pranë njerëzve të Serbisë.

“LDK-ja të gjitha këto qëndrime i ka dhënë në mënyrë parimore. Fatkeqësisht, për këtë qëndrim parimor është goditur, është njollosur në mënyrën më të papranueshme të mundshme, duke vendosur edhe emrat tanë pranë njerëzve të Serbisë, gjë që ka qenë etiketim i papranueshëm”, ka theksuar Osmani.

Ajo ka ritheksuar se LDK-ja do të vazhdojë ta mbrojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të vërtetën historike të vendit, por njëkohësisht nuk do të lejojë, sipas saj, cenimin e dinjitetit të njerëzve të LDK-së dhe familjeve të veprimtarëve të saj.

“Ne do ta mbrojmë të vërtetën historike të Kosovës, luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por njëkohësisht ne nuk i kërkojmë leje askujt, askujt, që të mbrojmë edhe dinjitetin e njerëzve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të familjeve të veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët në të kaluarën janë vrarë, janë torturuar dhe janë etiketuar si bashkëpunëtorë vetëm e vetëm pse i kanë qëndruar besnikë presidentit tonë historik”, ka deklaruar ajo.

Osmani ka thënë se mbrojtja e së vërtetës historike të UÇK-së dhe e dinjitetit të veprimtarëve të LDK-së nuk janë qëndrime kundërshtuese, por plotësuese të njëra-tjetrës.

“Prandaj, për ta mbrojtur edhe këtë të vërtetë dhe për ta mbrojtur të vërtetën e UÇK-së, mendojmë që këto nuk e kundërshtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi, këto janë plotësuese, siç ka qenë binomi presidenti Ibrahim Rugova dhe komandanti, kryekomandanti i UÇK-së, Adem Jashari”, shtoi Osmani.

You Might Also Like

Kurti takohet me Rutte-n në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben paqes dhe sigurisë në rajon

Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Në Beograd varroset Xhevat Prekazi! Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe hoxhallarë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Haxhiu: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk është në rend dite të seancës së Kuvendit
Next Article Nga seanca sqaruese për “Alta Bankën”, gjendja u mjegullua edhe më shumë!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?