By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Minçev nga Athina: Pas partneritetit institucional me EKDDA-n, pasojnë hapa konkretë bashkëpunimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Minçev nga Athina: Pas partneritetit institucional me EKDDA-n, pasojnë hapa konkretë bashkëpunimi
Maqedoni

Minçev nga Athina: Pas partneritetit institucional me EKDDA-n, pasojnë hapa konkretë bashkëpunimi

admin
Last updated: 12/11/2026 12:54
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor, argument.mk/ – Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, në kuadër të vizitës zyrtare në Athinë, zhvilloi një takim në Qendrën Kombëtare për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale të Greqisë (EKDDA), institucion kyç për trajnimin dhe zhvillimin profesional të administratës publike greke.

Gjatë vizitës, presidenti i EKDDA-së, Vasilios Eksarhos, prezantoi punën, organizimin dhe përvojën e institucionit, ndërsa më pas u diskutuan hapat konkretë që do të ndërmerren pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Në fokus të bisedimeve ishin koordinimi i drejtpërdrejtë institucional, shkëmbimi i ekspertizës, zhvillimi i programeve të trajnimit dhe transferimi i praktikave të suksesshme, me synim ngritjen e standardeve profesionale në administratën publike të Maqedonisë së Veriut.

Minçev dhe Eksarhos vizituan edhe ambientet e Qendrës Kombëtare, ku u njohën nga afër me kapacitetet, kushtet dhe infrastrukturën për realizimin e trajnimeve dhe zhvillimin profesional të nëpunësve administrativë.

Sipas Ministrisë së Administratës Publike, memorandumi i bashkëpunimit shënon fillimin e aktiviteteve konkrete dhe një partneriteti afatgjatë institucional, me synimin që përvojat dhe praktikat e dëshmuara greke të zbatohen në zhvillimin e Akademisë për Trajnim dhe Aftësim Profesional të administratës publike në vend, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve për qytetarët.

You Might Also Like

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?

Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin

Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë

Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute

Nga një polip beninj drejt shtratit të vdekjes/ 72-vjeçarja përfundon në katër operacione, me stomë dhe infeksione të rënda

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dogana bllokon mbi 2,1 ton produkte ushqimore dhe lodra për fëmijë në Tiranë
Next Article Maqedonia e Veriut ka gazin më të shtrenjtë në Evropë në raport me fuqinë blerëse
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?