By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 17 vjet pa kontroll të tillë, aviacioni i Maqedonisë në provim ndërkombëtar!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > 17 vjet pa kontroll të tillë, aviacioni i Maqedonisë në provim ndërkombëtar!
Maqedoni

17 vjet pa kontroll të tillë, aviacioni i Maqedonisë në provim ndërkombëtar!

admin
Last updated: 12/11/2026 13:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor, argument.mk/ – Pas një pauze prej 17 vitesh, një ekip inspektorësh të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) që nga dje ndodhet në vend, ku gjatë dy javëve të ardhshme do të inspektojë përputhshmërinë e aviacionit civil të Maqedonisë me standardet dhe rregulloret më të fundit ndërkombëtare.

Siç qëndron në kumtesën e Agjencisë së Aviacionit Civil, inspektimi po zhvillohet me ftesë të Agjencisë dhe synon të mundësojë një vlerësim të pavarur të zbatimit të kërkesave ndërkombëtare, identifikimin e pikave të forta të sistemit, si dhe evidentimin e mangësive të mundshme dhe fushave ku nevojiten përmirësime.

Drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil, Dragi Stojanoski, thekson se gatishmëria për një kontroll të pavarur dhe të paanshëm është pjesë e rëndësishme e menaxhimit të përgjegjshëm dhe ndërtimit të një sistemi të besueshëm të aviacionit.

“Besoj se inspektimi i pavarur dhe i paanshëm është mënyra më e mirë për të vlerësuar se sa me sukses e kryejmë punën tonë dhe në cilat fusha mund të përmirësohemi më tej. Kemi detyrim dhe përgjegjësi që të përballemi hapur dhe profesionalisht edhe me gjetjet, nëse të tilla evidentohen, pasi vlerësimi objektiv i gjendjes reale është mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje të përshtatshme dhe të qëndrueshme për përmirësimin e sistemit, thekson Stojanoski.

Rekomandimet nga inspektimi do të shërbejnë si bazë për planifikimin e aktiviteteve të ardhshme dhe avancimin e proceseve, me qëllim rritjen e mëtejshme të sigurisë në aviacionin civil.

Nga Agjencia theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit profesional, transparencës dhe pjesëmarrjes aktive të të gjitha subjekteve të përfshira gjatë procesit të inspektimit, me qëllim krijimin e një pasqyre reale mbi funksionimin e sistemit dhe përcaktimin e drejtimeve konkrete për forcimin e mëtejshëm të tij.

Agjencia mbetet e përkushtuar në avancimin e sistemit rregullator dhe mbikëqyrës, si dhe në zbatimin e vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të standardeve ndërkombëtare.

You Might Also Like

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?

Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin

Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë

Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute

Nga një polip beninj drejt shtratit të vdekjes/ 72-vjeçarja përfundon në katër operacione, me stomë dhe infeksione të rënda

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kuvendi shkon në pauzë deri në ora 14:00
Next Article Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?