By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: AAPSK forcon bashkëpunimin ndërkombëtar për praktikat e administrimit të pasurive të konfiskuara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > AAPSK forcon bashkëpunimin ndërkombëtar për praktikat e administrimit të pasurive të konfiskuara
Shqipëri

AAPSK forcon bashkëpunimin ndërkombëtar për praktikat e administrimit të pasurive të konfiskuara

admin
Last updated: 12/11/2026 13:31
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 12 nëntor, argument.mk/ – Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) vijon të zgjerojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rajonal, me fokus forcimin e kapaciteteve institucionale, shkëmbimin e eksperiencave dhe promovimin e praktikave më të mira evropiane për administrimin dhe ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara.

Në këtë kuadër, AAPSK mori pjesë në Takimin e Komitetit Drejtues të projektit rajonal EU4FAST – “Mbështetja e BE-së për Forcimin e Luftës kundër Kontrabandimit të Migrantëve dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Ballkanin Perëndimor”, të organizuar më 12 nëntor në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave zbatuese të projektit.

Gjatë takimit u trajtua progresi i bashkëpunimit ndërinstitucional, rezultatet e arritura me mbështetjen e EU4FAST, si dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të iniciativave të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar.

Në fjalën e saj, Kryeadministratorja e AAPSK-së, Risena Xhaja, vlerësoi mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke theksuar rëndësinë që ka bashkëpunimi rajonal jo vetëm në goditjen e veprimtarisë kriminale, por edhe në administrimin e pasurive që burojnë prej saj.

“EU4FAST përfaqëson një iniciativë të rëndësishme në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe bashkëpunimit rajonal në luftën kundër kontrabandimit të migrantëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Në këtë kuadër, një rëndësi të veçantë merr edhe dimensioni ekonomik i luftës kundër krimit, nga gjurmimi dhe sekuestrimi i aseteve kriminale deri te konfiskimi, administrimi dhe ripërdorimi i tyre social”, u shpreh Xhaja.

Një nga rezultatet konkrete të bashkëpunimit ndërkombëtar të AAPSK-së është nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit me institucionin homolog të Bosnjë-Hercegovinës, FAZUOI, iniciativë e mbështetur edhe nga projekti EU4FAST.

Një tjetër moment i rëndësishëm i këtij partneriteti ishte konferenca ndërkombëtare “From Confiscation to Public Good” (Nga konfiskimi në të mirën publike), e zhvilluar në Tiranë më 26 maj 2026, me mbështetjen edhe të EU4FAST.

Një dimension i rëndësishëm i angazhimit të AAPSK-së mbetet promovimi i ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara, si një instrument që i jep luftës kundër krimit një ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri.

Në këtë drejtim, bashkëpunimi ndërkombëtar ndihmon në identifikimin e modeleve të qëndrueshme që mundësojnë përdorimin e këtyre pasurive për mbështetjen e kategorive në nevojë, viktimave të trafikimit dhe komuniteteve.

“Ky mesazh merr një rëndësi të veçantë edhe në kontekstin e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ku ripërdorimi social i pasurive të konfiskuara mund të kontribuojë në mbështetjen e viktimave, grupeve vulnerabël dhe komuniteteve”, theksoi Kryeadministratorja e AAPSK-së.

Sipas saj, partneritetet ndërkombëtare krijojnë mundësi për të përmirësuar mënyrën e administrimit të pasurive dhe për të rritur ndikimin e tyre ekonomik e social.

Gjatë fjalës së saj, Xhaja shprehu mirënjohjen për Bashkimin Evropian, Qeverinë Federale Gjermane, Ministrinë e Brendshme të Italisë, Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, GIZ dhe partnerët e tjerë zbatues të projektit EU4FAST.

Ajo vlerësoi se mbështetja ndërkombëtare ka krijuar mundësi konkrete për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal dhe forcimin e marrëdhënieve me institucionet homologe.

You Might Also Like

Tenderi për “studim projektim i disa objekteve të policisë së shtetit”, GJKKO dënon të pandehurit

Paralajmërohen reshje shiu intensive në disa qarqe, ja zonat ku priten shtrëngata

Rrëzimet në moshën e tretë, shkaku kryesor i paraqitjeve në urgjencë

Bizneset turistike në zonën e Razmës nën presionin e taksave dhe shpopullimit

Ministri Nufi, në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hoxha në Hungari: Thellim i bashkëpunimit parlamentar në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE
Next Article Xi Jinping: Ribashkimi i Tajvanit me Kinën është i pashmangshëm
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?