By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga mesazhi me biznesmenin te akuzat për lobimin në SHBA, deklaratat e Metës në GJKKO: Jam kërcënuar nga 5 përfaqësues ambasadash
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nga mesazhi me biznesmenin te akuzat për lobimin në SHBA, deklaratat e Metës në GJKKO: Jam kërcënuar nga 5 përfaqësues ambasadash
Shqipëri

Nga mesazhi me biznesmenin te akuzat për lobimin në SHBA, deklaratat e Metës në GJKKO: Jam kërcënuar nga 5 përfaqësues ambasadash

admin
Last updated: 12/11/2026 13:47
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 12 nëntor, argument.mk/ – Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë deklarata të forta gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme, ku po gjykohet për çështjen ndaj tij.

Top Channel raporton se ish-presidenti Meta ka mohuar përfshirjen e tij në financat e Partisë së Lirisë (ish-LSI), duke pretenduar se përgjegjësia për këto çështje i takonte sekretarisë ose kryesisë së partisë.

Ai u ndal edhe te çështja e lobimit, duke deklaruar se i vetmi rast kur ka ndërhyrë politikisht, por jo financiarisht, ka qenë parapagimi prej 15 mijë dollarësh, i cili sipas tij është kryer në mënyrë të ligjshme dhe me vendim të kryesisë.

Gjatë fjalës së tij, Meta përmendi edhe ish-ambasadoren amerikane Yuri Kim, për të cilën përdori tone të ashpra, duke e cilësuar si “armike të përbetuar të Shqipërisë në shërbim të Serbisë”.

Ish-presidenti hodhi gjithashtu akuza për ndërhyrje nga përfaqësues të ambasadave të huaja në procesin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ai pretendoi se, gjatë kohës që ishte President i Republikës, ishte kërcënuar nga pesë përfaqësues ambasadash për të mos emëruar Marsida Xhaferllarin, por Arta Vorpsin.

“A e di ajo gjykatë se jam kërcënuar si President i Republikës nga 5 fëlliqësira ambasadash, që përfaqësonin 5 ambasada të huaja, që të mos ishte Marsida Xhaferrllari në Kushtetuese, por të ishte ajo e Lanës, Arta Vorpsi?, tha Meta.

Meta u shpreh se nuk përjashton mundësinë që, sipas tij, përmes manipulimeve të ngrihen edhe akuza absurde, deri në një komplot për vrasjen e presidentit amerikan John F. Kennedy.

Deklarata e plotë e Ilir Metës në GJKKO:

“Nuk habitem të ngrenë akuzë edhe për komplot për vrasjen e Kennedy-t me këto manipulime që janë bërë. Marrëveshja ka qenë mes dy subjekteve GSIS-Unifi. Kryetari i LSI-së vepron sipas ligjeve. Kryetari nuk ka pasur të bëjë me financat, i ka sekretaria ose kryesia e partisë. Aq më tepër për lobimet, asnjë shpenzim. Nëse ka një njeri që e di më mirë këtë, është zoti Kllapi. Ngushëllime për humbjen e nënës, se e mora vesh nga mediat. Kllapi e di mirë, jemi takuar para se të arrestohesha.

I vetmi rast i dokumentuar që kam ndërhyrë politikisht, jo financiarisht, është pagesa e ligjshme prej 15 mijë dollarësh si parapagim. Kjo është bërë me vendim kryesie. Nuk po i futem përrallave të tjera. Kanë qenë të diktuara nga Yuri Kim, armike e përbetuar e Shqipërisë në shërbim të Serbisë.

Nëse prokurori ka të drejtë të njoftojë që kam bërë pagesa, nuk i kam bërë, sepse nuk kam marrëdhënie me Shatkun, as me askënd. Zonja ka të drejtën të mbrohet. Do të mbajë ajo përgjegjësi. Nuk e di cilës gjykatë i është referuar SPAK-u që prej dy vitesh të bllokoheshin informacionet nga GSIS për LSI-në.

A e di ajo gjykatë se jam kërcënuar si President i Republikës nga pesë përfaqësues ambasadash të huaja, që të mos ishte Marsida Xhaferllari në Kushtetuese, por të ishte ajo e Lanës, Arta Vorpsi?

Ajo gjykatë nuk e di që unë iki që sot me shpenzimet e mia në SHBA, nëse ata kanë gjë me mua. Në SHBA edhe Maduron e arrestuan me mandat arresti. Ka të bëjë seriozisht me marrëdhëniet shqiptare amerikane. Çdo veprim e kam bërë përmes zonjës. Kontrata është aq e specifikuar, çdo gjë e verifikueshme.

Pretendimi i prokurorisë që qenka blerë shtëpi, qenka një mesazh 28 qershor 2009 se unë gjëja paskam mesazh me zotin Ismaili me 22 qershor, por oficeri i policisë gjyqësore e ka bërë me 28 qershor procesverbalin. “Takohemi nesër se më duhen 200 mijë patjetër”. Nuk ekziston një mesazh i tillë. Pse e ka bërë p.v me 28 në darkë, sepse me 29 qershor ishin zgjedhjet dhe mendonte se do fitonte partia e tij. DIA është regjistruar pas 14 muajsh në Shqipëri. Prokuroria është fiksuar te 200 mijëshi. I kërkoj prokurorisë t’i drejtohet DIA-s të Washingtonit, bëni një letër porosi. /tch/

You Might Also Like

Tenderi për “studim projektim i disa objekteve të policisë së shtetit”, GJKKO dënon të pandehurit

Paralajmërohen reshje shiu intensive në disa qarqe, ja zonat ku priten shtrëngata

Rrëzimet në moshën e tretë, shkaku kryesor i paraqitjeve në urgjencë

Bizneset turistike në zonën e Razmës nën presionin e taksave dhe shpopullimit

Ministri Nufi, në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: Nëse do të ketë një samit të NATO-s në 2028 ai do të zhvillohet në Tiranë
Next Article Mbi 5.200 tatimpagues në Maqedoninë e Veriut i kanë borxh shtetit rreth 224 milionë euro
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?