By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tensionet në Kuvend, pas tri orësh asnjë deputet i opozitës nuk arriti të parashtrojë pyetje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Tensionet në Kuvend, pas tri orësh asnjë deputet i opozitës nuk arriti të parashtrojë pyetje
MaqedoniTOP LAJM

Tensionet në Kuvend, pas tri orësh asnjë deputet i opozitës nuk arriti të parashtrojë pyetje

admin
Last updated: 12/11/2026 16:18
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor, argument.mk/ – Kanë kaluar tre orë nga fillimi i seancës për pyetjet e deputetëve, por asnjë deputet i opozitës nuk ka arritur të parashtrojë pyetje, për shkak të përplasjeve dhe mosmarrëveshjeve mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës, si dhe mungesës së ministrave në sallë.

Situata në Kuvend u tensionua edhe më shumë pas dy pauzave të mëparshme, ndërsa për shkak të përplasjeve verbale, ndërhyrjeve dhe fyerjeve, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, vendosi të japë edhe një pauzë tjetër dhe të thërrasë në takim koordinatorët e grupeve parlamentare.

„Kjo është absolutisht e panevojshme. Tensionet janë rritur shumë, prandaj i ftoj koordinatorët e grupeve parlamentare në një takim. Nuk është mirë që qytetarët ta shohin Kuvendin në një atmosferë të tillë”, deklaroi Gashi, duke ndërprerë seancën pa bërë të ditur se kur do të vazhdojë ajo.

Tensionet nisën pasi deputeti i së Majtës, Boris Krmov, paralajmëroi se ose do të respektohet Rregullorja dhe opozitës do t’i sigurohen dy orët e parapara për pyetje parlamentare, ose seanca nuk do të mbahet fare.

Nga radhët e pushtetit pati reagime dhe kundërshtime, ndërsa përplasjet u përshkallëzuan me akuza se po pengohet e drejta demokratike e opozitës për të kërkuar llogari nga Qeveria.

Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski, kritikoi kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, duke i thënë se nuk mjafton të deklarojë se e ka përmbushur detyrimin e tij duke e përgatitur seancën, nëse më pas lejon që të krijohen precedentë në interpretimin e Rregullores.

Ai kërkoi që Gashi të tregojë se në bazë të cilit nen janë përfunduar pyetjet parlamentare, kur deri në atë moment asnjë deputet i opozitës nuk kishte arritur të parashtrojë pyetje.

„Me këtë mënyrë funksionimi të Kuvendit po dëshmoni se ekziston një qëllim tjetër”, tha Spasovski.

Nga ana tjetër, Gashi u përgjigj duke bërë një përllogaritje të kohës së zakonshme të seancave për pyetje deputetësh, nga ora 11:00 deri në orën 18:00, duke përfshirë edhe pauzën e drekës.

Deputeti i BDI-së, Halil Snopçe, theksoi se demokracia nuk matet me kohëzgjatjen e pauzave, por me hapësirën që i jepet opozitës për të ushtruar kontroll ndaj Qeverisë. Ai më pas u përfshi në një debat verbal me deputetin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.

Pavarësisht thirrjeve të Gashit për uljen e tensioneve, vazhduan ndërhyrjet dhe reagimet nga deputetët e pushtetit dhe opozitës.

Ndërkohë, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Gjorgjia Sajkoski, përmes një reagimi publik akuzoi opozitën se po e pengon vetë mbajtjen e pyetjeve parlamentare.

„Sot ishim dëshmitarë se opozita nuk dëshironte të fillonin pyetjet parlamentare të opozitës. Kjo paraqet një precedent në demokraci. Opozita t’i sabotojë vetë pyetjet parlamentare. Dhe kjo nuk është hera e parë. Opozita i frikësohet së vërtetës!”, deklaroi Sajkoski.

Seanca u ndërpre pa u bërë e ditur koha e vazhdimit të saj, ndërsa mbetet e paqartë se kur deputetët e opozitës do të kenë mundësinë t’u parashtrojnë pyetje përfaqësuesve të Qeverisë.

You Might Also Like

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?

Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin

Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë

Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute

Nga një polip beninj drejt shtratit të vdekjes/ 72-vjeçarja përfundon në katër operacione, me stomë dhe infeksione të rënda

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Liqeni i Prespës pasurohet me rreth 7.000 peshq të rinj të llojit krap
Next Article Editorial / A do të hyjë Maqedonia e Veriut pa të drejtë të votës në Bashkimin Evropian!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?