By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takim koordinues në Tetovë për parandalimin e delikuencës tek të miturit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takim koordinues në Tetovë për parandalimin e delikuencës tek të miturit
Maqedoni

Takim koordinues në Tetovë për parandalimin e delikuencës tek të miturit

admin
Last updated: 12/11/2026 16:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor, argument.mk/ – Sot (12.11.2025), në hapësirat e Komunës së Tetovës u mbajt një takim pune ndërinstitucional i kushtuar parandalimit dhe ballafaqimit me delikuencën e miturve, i nxitur nga ngjarjet dhe incidentet e fundit në të cilat ishin përfshirë tifozë të mitur të dy klubeve të futbollit nga Tetova.

Në takim morën pjesë kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me përfaqësues të komunës, udhëheqësia dhe përfaqësues nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, përfaqësues nga Këshilli për Parandalimin e Delikuencës së Miturve, Qendra për Punë Sociale Tetovë, si dhe drejtorët e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në territorin e komunës.

Në kuadër të takimit të punës, fjalime mbajtën kryetari Kasami dhe përfaqësuesit e të gjitha institucioneve kompetente, ku u prezantuan rezultatet e deritanishme, masat e ndërmarra dhe aktivitetet aktuale parandaluese në terren.

Të pranishmit sollën njëzëri konkluzionin se gjendja e sigurisë në Tetovë është stabile dhe se nuk bëhet fjalë për kurrfarë tensionesh ndëretnike, por për konflikte të izoluara mes tifozëve – dukuri me të cilën ballafaqohen edhe qytete të tjera anembanë vendit dhe rajonit, por që në Tetovë reflektohet më shumë për shkak të mjedisit multietnik. Në këtë drejtim, institucionet dërguan një apel të përbashkët drejtuar opinionit, mediave dhe faktorëve politikë që të përmbahen nga përhapja e dezinformatave, keqpërdorimi politik i ngjarjeve të tilla dhe nxitja artificiale e tensioneve që realisht nuk ekzistojnë në këtë rajon.

Në takim u dakorduan edhe hapat konkretë në vijim për periudhën e ardhshme, si:
Shkëmbimi i vazhdueshëm i informacioneve mes SPB Tetovë, Qendrës për Punë Sociale dhe institucioneve arsimore për zbulimin e hershëm të sjelljeve të rrezikshme te të rinjtë.

Organizimi i ligjëratave dhe fushatave të përbashkëta në shkollat fillore dhe të mesme me temë tifozerinë fair-play, tolerancën dhe pasojat ligjore nga prishja e rendit dhe qetësisë publike.

Mbajtja e takimeve me këshillat e prindërve dhe udhëheqësitë e klubeve lokale të sportit me qëllim ngritjen e vetëdijes dhe përgjegjësisë së përbashkët për sigurinë e të rinjve.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe SPB Tetovë mbeten plotësisht të përkushtuara në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe paralajmërojnë se edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë me masa të shtuara parandaluese, por edhe me masa adekuate ligjore kundër të gjithë shkelësve të ligjit, pavarësisht përkatësisë së tyre.

You Might Also Like

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?

Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin

Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë

Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute

Nga një polip beninj drejt shtratit të vdekjes/ 72-vjeçarja përfundon në katër operacione, me stomë dhe infeksione të rënda

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Editorial / A do të hyjë Maqedonia e Veriut pa të drejtë të votës në Bashkimin Evropian!
Next Article Aksident i rëndë trafiku në Tetovë, vetura godet një këmbësor 31-vjeçar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?