By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri Nufi, në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ministri Nufi, në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s
Shqipëri

Ministri Nufi, në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s

admin
Last updated: 12/11/2026 17:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Forumin për të ardhmen e Atlantikut të Veriut 2026, që zhvillohet në Oslo të Norvegjisë.

Ky forum organizohet nga qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar dhe asaj norvegjeze, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të nivelit të lartë politik, ushtarak dhe të industrisë së mbrojtjes nga vendet aleate.

Nga bordi i aeroplanmbajtëses britanike HMS Prince of Wales, Ministri Nufi theksoi rëndësinë e këtij takimi për forcimin e bashkëpunimit mes aleatëve, veçanërisht në drejtim të pikave strategjike dhe urave të komunikimit mes aktorëve të Aleancës në të dy anët e Atlantikut.

Gjatë këtij Forumi, Ministri Nufi është takuar me homologun e tij norvegjez Tore O. Sandvik dhe Nënsekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar Lord Wood of Anfield.

Në fokus kanë qenë sfidat e sigurisë euroatlantike dhe domosdoshmëria që NATO të ruajë vëmendjen në të gjitha drejtimet strategjike.

Përgjatë takimeve, Ministri Nufi ka theksuar se siguria e Europës nuk përfundon në Veriun e Largët. “Ballkani Perëndimor dhe veçanërisht Kosova duhet të mbeten në vëmendjen e Aleancës.”, është shprehur ai.

Ndër të tjera, Ministri Nufi ka cilësuar se: “Integrimi i Kosovës në NATO është, sipas nesh, një domosdoshmëri strategjike për forcimin e stabilitetit rajonal, parandalimin e konflikteve dhe shmangien e rrezikut të hapjes së fronteve të reja të pasigurisë në Europë. Sepse siguria euroatlantike është e pandashme. Dhe një NATO më e fortë në Ballkan do të thotë një Europë më e sigurt”.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë forum riafirmon angazhimin për të qenë një aleate aktive dhe kontribuuese në diskutimet strategjike të NATO-s si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin me partnerët në funksion të sigurisë dhe mbrojtjes kolektive.

You Might Also Like

Tenderi për “studim projektim i disa objekteve të policisë së shtetit”, GJKKO dënon të pandehurit

Paralajmërohen reshje shiu intensive në disa qarqe, ja zonat ku priten shtrëngata

Rrëzimet në moshën e tretë, shkaku kryesor i paraqitjeve në urgjencë

Bizneset turistike në zonën e Razmës nën presionin e taksave dhe shpopullimit

e-Gjoba Administrative, sistem kombëtar i unifikuar për administrimin e gjobave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Beograd varroset Xhevat Prekazi! Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe hoxhallarë
Next Article Trump: SHBA nuk ka më nevojë për marrëveshje me Iranin, ne kemi paratë e tyre dhe kontrollin e Hormuzit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?