By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjermania ashpërson dëbimin, ja çfarë parashikohet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Gjermania ashpërson dëbimin, ja çfarë parashikohet
Bota

Gjermania ashpërson dëbimin, ja çfarë parashikohet

admin
Last updated: 04/02/2024 11:22
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Një sërë masash do të duhet të pengojnë në të ardhmen që dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar të dështojnë në momentin e fundit në Gjermani.

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser e shikon ligjin e ri si hap të nevojshëm për të ruajtur pranueshmërinë në shoqëri të çështjes së refugjatëve. Pas Bundestagut edhe Këshilli Federal dha dritën e gjelbër (02.02), që ligji të hyjë në fuqi. Sipas masave të reja ligjore azilkërkuesit e refuzuar mund të mbahen të ndaluar më gjatë para dëbimit, policia ka më shumë të drejta për të kontrolluar banesat.

Sa vetë pa të drejtë qëndrimi duhet të largohen nga Gjermania?

Në fund të dhjetorit sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme gjermane 242.642 vetë pa të drejtë qëndrimi duhet të largoheshin nga Gjermania. Por mes tyre 193.972 vetë kanë lejen Duldung, pra një leje të përkohshme qëndrimi për arsye të caktuara që e shtyjnë dëbimin. Me këtë pezullohet dëbimi në katër nga pesë raste. Arsyet: gjendja e sigurisë në vendin origjinë, mungesa e dokumenteve dhe pasaportës së udhëtimit, sëmundjet, fëmijët me leje qëndrimi, që kanë filluar një shkollim profesional.

Sa dëbime ka pasur deri tani?

Në gjysmën e parë të vitit 2022 janë dëbuar nga Gjermania 7861 vetë. Një shifër 27% më e lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithsej ka pasur 12.945 dëbime. 8% më shumë se një vit më parë.

Pse dështojnë kaq shumë dëbime?

Në vitin 2023 nuk janë kryer 31,770 dëbime. Kjo do të thotë se dy të tretat e dëbimeve të parashikuara kanë dështuar. Arsye për këtë ka qenë anulimi i fluturimeve të dëbimit, të huajt që duheshin dëbuar nuk gjendeshin në adresën e tyre, apo shteti origjinë e refuzonte pranimin e tyre, po ashtu edhe problemet mjekësore kanë shtyrë dëbimin.

Cilat janë komptencat shtesë të policisë?

- Advertisement -
Ad imageAd image

Policia do të ketë mundësi më të mëdha kontrolli. Kjo vlen si për kërkimin e dokumenteve dhe përcaktimin e identitetit të personit për gjetur vendin origjinë. Nga ana tjetër nëpunësit në qendrat e azilkërkuesve mund të kontrollojnë edhe dhoma të tjera, jo vetëm ato të personit që ka detyrimin e largimit nga Gjermania. Edhe marrja nga policia në orare nate do të jetë e mundur, nëse një fluturim dëbimi nga një shtet tjetër organizohet në orët e para të mëngjesit. Po ashtu koha e mbajtjes nga policia do të zgjerohet nga 10 në 28 ditë. Kjo u jep autoriteteve më shumë kohë të përgatisin dëbimin, dhe pengon kalimin në ilegalitet të personit që duhet dëbuar.

Si qëndron puna me veprat e dënueshme antisemitiste?

Sipas planeve të ndryshuara qeverisë së koalicionit përcaktohet shprehimisht, që nëse ka një vendim që përcakton një vepër antisemitiste me motiv antisemitist kjo arsyeton interesin e madh për dëbimin. Kjo vlen edhe për vepra armiqësore kundër të huajve, vepra penale me motive gjinore apo vepra kundër orientimit seksual.

- Advertisement -
Ad imageAd image

A do të përshpejtojë paketa e re ligjore dëbimet?

Ministria e Brendshme nuk pret një rritje të ndjeshme të dëbimeve. “Mendohet, se përmes ashpërsimit të detyrimit për largim nga vendi numri i dëbimeve mund të rritet deri në 600, (rreth 5%) thuhet në projektligjin e ministrisë. Edhe qeveria gjermane e di, se ashpërsimi i dëbimeve është vetëm njëra anë e medaljes. Sepse pa pranimin e personave të dëbuar nga vendet origjinë, dëbimet nuk janë të mundura. /DW

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nominimet kryesore për çmimet Grammy 2024
Next Article Njohja e sigurimeve shoqërore, Italia dhe Shqipëria të martën firmosin marrëveshjen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?