By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjendet helikopteri i zhdukur me 5 marinsa amerikanë në bord, u godit nga stuhia
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Gjendet helikopteri i zhdukur me 5 marinsa amerikanë në bord, u godit nga stuhia
Bota

Gjendet helikopteri i zhdukur me 5 marinsa amerikanë në bord, u godit nga stuhia

admin
Last updated: 08/02/2024 10:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ekipet e shpëtimit lokalizuan të mërkurën një helikopter të Korpusit të Marinsave, të zhdukur në mëngjes me 5 marinsa amerikanë në bord, që po udhëtonte nga shteti i Nevadës drejt Kalifornisë, e cila vazhdon të goditet nga stuhia me përmasa historike.

Sipas mediave amerikane, helikopteri është gjetur rreth orës 9 në Luginën Pine, rreth 70 kilometra larg San Diegos, por sipas ekipeve të shpëtimit reshjet e borës po vështirësojnë përpjekjet e shpëtimit.

Marinsat ishin në helikopterin e llojit CH-53E “Super Stallion” i cili u ngrit nga Baza Ajrore ushtarake “Creech”, në veriperëndim të Las Vegasit, ku po merrnin pjesë në një stërvitje dhe po ktheheshin në bazën ajrore të marinsave “Miramar” në San Diego, njoftuan zyrtarët e mbrojtjes.

Stuhia e shoqëruar nga reshje të dendura shiu goditi në këtë zonë përgjatë natës, raporton VOA.

Zyra e sherifit të qarkut të San Diegos u njoftua në orën 1 pas mesnatës se helikopteri ishte vonuar në bazë dhe se për herë të fundit ishte parë në Luginën Pine, një rajon malor pranë Pyllit Nacional në Kllivlend, rreth 50 kilometra në lindje të qytetit të San Diegos, sipas zotit Matthew Carpenter nga ky departament.

Helikopteri CH-53E “Super Stallion” është helikopteri më i madh dhe më i rëndë i ushtrisë. Ai mund të transportojë ushtarë dhe pajisje në terren dhe mot të vështirë, përfshirë gjatë natës, sipas informacioneve të Korpusit të Marinsave.

Dy helikopterë të tillë ishin përdorur për shpëtimin e stafit amerikan dhe aleatëve nga ambasada amerikane gjatë luftës civile në Mogadishu, Somali në vitin 1990.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbreti Charles ndan mesazhin e parë publik që nga diagnoza e kancerit
Next Article Virusi Dengue po përhapet në mënyrë të rrezikshme në Brazil, që nga fillimi i vitit janë infektuar pothuajse 365 mijë njerëz

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?