By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Aktivistët mbështetës të Palestinës “okupuan” për pak kohë Muzeun e Arteve Moderne në New York
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Aktivistët mbështetës të Palestinës “okupuan” për pak kohë Muzeun e Arteve Moderne në New York
Bota

Aktivistët mbështetës të Palestinës “okupuan” për pak kohë Muzeun e Arteve Moderne në New York

admin
Last updated: 11/02/2024 11:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Qindra aktivistë mbështetës të Palestinës në New York të SHBA-së “okupuan” për pak kohë Muzeun e Arteve Moderne (MoMA) të njohur botërisht, për ndalimin e sulmeve të Izraelit ndaj Gazës, raporton Anadolu.

Mbështetësit pro-Palestinës, për të ngritur zërin ndaj botës për krimin kundër njerëzimit që ka kryer Izraeli në Gaza dhe që gjykohet për gjenocid, këtë herë mbajtën protestë përballë drejtuesve të MoMA një prej muzeve më të famshëm të New Yorkut.

Aktivistët, kryesisht amerikanë që çdo herë provojnë mënyra të ndryshme, vendosën një flamur gjigant me mbishkrimin “Palestina e Lirë” në sallën e hyrjes së MoMA-s që vizitohet nga miliona artdashës çdo vit. Po ashtu aktivistët kërkuan dorëheqjen e disa anëtarëve të Bordit drejtues të muzeut me arsyen se “ofrojnë mbështetje ndaj pushtimit sionist dhe gjenocidit”.

Duke mbajtur një pankartë të zezë me mbishkrimin “Punonjësit e kulturës janë pranë Gazës”, protestuesit kërkuan heqjen e bllokadës ndaj Gazës dhe përfundimin e “bashkëfajësinë artistike” të kryer për Izraelin.

Grupi i cili prezantohet si “Populli i New Yorkut” në një deklarate të shpërndarë për vizitorët e muzeut ka shkruar “Ndërsa MoMa mbron ideologjitë e ndryshimit dhe kreativitetit, Bordi i Administrimit financon drejtpërdrejt pushtimin sionist me rrugën e prodhimit të armëve, lobimit dhe investim të korporatës”.

“Arti nuk duhet të jetë në perde mjegulle kundër gjenocidit”, thuhet në deklaratën në të cilën kërkohet që anëtarët e Bordit që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me gjenocidin, racizmin dhe kolonializmin e kolonëve, të japin menjëherë dorëheqje.

Në postimin e Lëvizjes Rinore të Palestinës të cilët kanë paraqitur pamjet e protestës në faqen e medias sociale X, thuhet se numri i aktivistëve që “okupuan” përkohësisht MoMa-n ishin rreth 800 persona dhe se Izraeli është përgatitur për operacion kundër qytetit Rafah në të cilin janë strehuar mbi 1 milion refugjatë në Gaza.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vitamina C, shumë e nevojshme për shëndetin tonë
Next Article Horror në Itali, burri vret dhe copëton gruan dhe mbyt me zinxhir dy fëmijët. E vetmja e mbijetuar: U ngrit natën dhe tha ka demonë në shtëpi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?