By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shqipëria do të rihapë ambasadën në Indi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Shqipëria do të rihapë ambasadën në Indi
Bota

Shqipëria do të rihapë ambasadën në Indi

admin
Last updated: 22/02/2024 15:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Marrëdhëniet Shqipëri-Indi, ishin në fokus të takimit në Nju-Dehli mes ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar. 

Ministri Hasani vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe teksa shprehu gatishmërinë e palës shqiptare për të forcuar dhe avancuar më tej këtë marrëdhënie.

Sipas kryediplomatit shqiptar, rihapja e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Nju-Dehli së shpejti, do të krijojë një bazë të fortë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në fushën e ekonomisë, turizmit dhe jo vetëm.

Duke shkëmbyer mendime për zhvillimet në rajonet respektive, dy ministrat theksuan se fryma e zgjidhjes së konflikteve me bisedime është kontribut thelbësor për paqen dhe sigurinë rajonale dhe më gjerë.

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Indi, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një mëngjes pune me sipërmarrës indianë dhe shqiptarë, takim në të cilin u diskutua rreth mundësive për biznes që ofron Shqipëria.

Ministri Hasani ftoi kompanitë indiane ta shohin vendin tonë si një mundësi shumë të mirë investimi dhe të shohin nga afër mundësitë dhe hapësirat e reja që iu ofron Shqipëria, jo vetëm për investime dhe biznes por edhe për tregti e partneritet, duke ndërtuar përmes Shqipërisë historitë e tyre të reja të suksesit në rajon dhe më gjerë.

Ministri Hasani vlerësoi gjithashtu se India përbën një vend me shumë potencial për Shqipërinë dhe forcimi i aleancës mes dy vendeve konsiderohet me interes të lartë, në aspektin ekonomik dhe gjeostrategjik.

Në këtë vizitë, ministri Hasani shoqërohej edhe nga një delegacion biznesi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, kryesisht të sektorit të prodhimit të tekstileve, industrisë së përpunimit të mishit, prodhimit të letrës dhe plastikës, produkteve hidorsanitare, tregtimit të mallrave ushqimore e industriale, si dhe arsimit dhe aftësimit profesional dhe kërkimit shkencor.

India është furnizuesi i katërt më i madh gjatë viteve të fundit për tregun shqiptar. Gjatë vitit 2023 norma e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve arriti 249% më shumë se një vit më parë.

Sipas QKB, në janar 2023, në territorin e Shqipërisë ishin aktive 90 kompani me pronësi indiane. Ndër to, 80 kanë kapital të huaj 100%, ndërsa 10 prej tyre kanë kapital të përbashkët. Kompanitë indiane janë të pranishme në 5 nga 12 rrethet e vendit. Pjesa më e madhe e këtyre kompanive, përkatësisht 88%, operojnë në territorin e Qarkut të Tiranës, e ndjekur nga Korça (8%), Durrësi (6%), Vlora dhe Elbasani (1%).

Kjo është vizita e parë në 15 vite e një ministri të Jashtëm të Shqipërisë në Indi.

Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Indisë u vendosën për herë të parë në vitin 1956.

You Might Also Like

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese

Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Hakohet llogaria e Obamës

Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë

Shtatë të plagosur në sulmin me raketa iraniane në bazën amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Largoni kompjuterët e celularët nëse vuani nga pagjumësia
Next Article Ligji për Ndërmarrjet Sociale dhe ai për Odën e Profesionistëve, do të mbikëqyrën për zbatim nga anëtarët e Komisionit për Shëndetësi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?