By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zv/presidentja e SHBA-së, Harris: Armëpushim urgjent në Gaza për shkak të vuajtjeve të mëdha
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Zv/presidentja e SHBA-së, Harris: Armëpushim urgjent në Gaza për shkak të vuajtjeve të mëdha
Bota

Zv/presidentja e SHBA-së, Harris: Armëpushim urgjent në Gaza për shkak të vuajtjeve të mëdha

admin
Last updated: 05/03/2024 08:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris i përcolli anëtarit të kabinetit izraelit të luftës, Benny Gantz, të cilin e takoi dje në Shtëpinë e Bardhë, “shqetësimin e saj të thellë” për kushtet humanitare në Gaza dhe nevojën për të arritur “urgjentisht” marrëveshje për lirimin e pengjeve, transmeton Anadolu.

Takimi Harris-Gantz erdhi pasi zv/presidentja amerikane kritikoi Izraelin për moslejimin e ndihmave për të hyrë në Gaza dhe bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Në deklaratën nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me takimin, thuhet se Harris i bëri thirrje Izraelit të “marrë masa shtesë” në bashkëpunim me SHBA-në dhe partnerët ndërkombëtarë “Për të marrë masa shtesë për të rritur rrjedhën e ndihmave humanitare në Gaza dhe për të siguruar shpërndarjen e saj të sigurt për ata që kanë nevojë”.

Më tej theksohet se zv/presidentja Harris shprehu shqetësimet e saj të thella për kushtet humanitare në Gaza dhe sulmin e fundit të një autokolone ndihmash në veri të Gazës.

“Zv/presidentja diskutoi për urgjencën e arritjes së një marrëveshjeje pengjesh dhe përshëndeti qasjen konstruktive të Izraelit ndaj negociatave për pengjet”, thuhet në deklaratë.

Harris i bëri thirrje Hamasit të pranojë kushtet që do të rezultonin në lirimin e pengjeve, një armëpushim emergjent gjashtë-javor dhe rritjen e ndihmave humanitare në të gjithë Gazën.

Në deklaratë thuhet se është diskutuar edhe për situatën në qytetin Rafah në jug të Gazës dhe se Harris ka potencuar “nevojën për një plan të besueshëm dhe të realizueshëm të ndihmës humanitare” përpara çdo operacioni të madh ushtarak atje.

Në fjalimin e saj të djeshëm në Alabama, Harris tha se duhet armëpushim urgjent për shkak të vuajtjeve të mëdha në Gaza. “Njerëzit po vdesin nga uria në Gaza. Kushtet janë çnjerëzore dhe njerëzia jonë e përbashkët na detyron të ndërmarrim veprime”, tha ajo.

You Might Also Like

Përplasja që “pasuroi” Iranin, si u krijuan rezervat kolosale të naftës miliona vjet më parë

Rritja e importeve nga Kina u hap dyer të reja bizneseve globale

Nuk i kryen pagesat e iPhone-it/ I riu hidhet nga shkëmbi, tërheq me vete edhe të atin, pas tyre hidhet edhe nëna

JD Vance e pranon: Lufta me Iranin në një fazë të re, nisim presionin ekonomik

“Gusht i Zi” në Rusi, Putini përballet me krizë karburanti, rënie të rublës dhe sulme ukrainase

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjykata e Lartë vendos pro Trump: Ish-presidenti s’mund të hiqet nga fleta e votimit
Next Article Shefi i OKB-së: Dhjetëra fëmijë po vdesin nga uria dhe dehidratimi në Gaza, gjendja është e frikshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?