By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bix Aliu: Lufta në Ukrainë thekson urgjencën që Mali i Zi të përshpejtojë reformat drejt BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Bix Aliu: Lufta në Ukrainë thekson urgjencën që Mali i Zi të përshpejtojë reformat drejt BE-së
Bota

Bix Aliu: Lufta në Ukrainë thekson urgjencën që Mali i Zi të përshpejtojë reformat drejt BE-së

admin
Last updated: 08/03/2024 12:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Bix Aliu, i emëruari për postin e ambasadorit të ardhshëm amerikan në Malin e Zi, tha para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë se nëse konfirmohet, do të punojë për përshpejtimin e procesit të integrimit të Malit të Zi dhe forcimin e luftës kundër ndikimeve të huaja keqdashëse.

Aliu tha se ai do të ishte shqiptaro-amerikani i parë në histori që do të shërbente si ambasador i Shteteve të Bashkuara, nëse Senati e miraton emërimin e tij.

Ai tha se zgjedhjet e vitit 2023 i krijuan Malit të Zi një mundësi historike për të përshpejtuar rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian, por “duhet të jemi të qartë edhe për rreziqet që përfaqëson koalicioni qeverisës dhe të mbetemi të angazhuar, me zgjidhje praktike, për të ndihmuar Malin e Zi të zërë vendin e merituar në Bashkimin Evropian”.

Duke radhitur përparësitë e punës së tij nëse konfirmohet në postin e ambasadorit në Podgoricë, Aliu tha se “lufta brutale e Rusisë në Ukrainë nënvizon urgjencën që Mali i Zi të përshpejtojë reformat thelbësore për anëtarësimin në BE, zhvillimin demokratik, qëndrueshmërinë dhe përparimin”.

Ai tha se do të ndihmojë një përpjekje ndërinstitucionale “për të promovuar sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit të rrënjosur dhe për respektimin e të drejtave të njeriut, që do të ofrojë rezultate të prekshme për qytetarët e Malit të Zi, të gjitha në përputhje me objektivat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.

Aliu tha se ndër përparësitë e tij do të jetë thellimi i lidhjeve ndërmjet NATO-s dhe Malit të Zi, i cili u bë vend anëtar i aleancës shtatë vjet më parë.

Përparësi tjetër tha ai, është forcimi i rezistencës së Malit të Zi ndaj aktorëve keqdashës që duan të dëmtojnë demokracinë dhe institucionet e tij.

“Nëse konfirmohem, do të punoj me partnerët ndërinstitucionalë dhe Bashkimin Evropian për të luftuar dezinformimin, për të mbështetur shoqërinë civile dhe për të përforcuar mesazhet amerikane për vlerat transatlantike”, tha Aliu, duke theksuar se përparësi tjetër do të jetë mbështetja për përparimin ekonomik të Malit të Zi nëpërmjet dialogut të ripërtërirë ekonomik amerikano-malazez për të forcuar mjedisin e investimeve.

“Është thelbësore që Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja ndihmojnë për të siguruar alternativa të qëndrueshme ndaj investimeve nga Kina, posaçërisht në infrastrukturën thelbësore”, tha Aliu, duke theksuar se Mali i Zi është në udhëkryq.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Vendi ka nevojë për institucione efikase demokratike të çimentuara në kuadrin euroatlantik dhe të përkushtuara ndaj mirëqenies së të gjithë qytetarëve të tij”, tha ai, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë një aleat i Malit të Zi në ndërtimin e një të nesërme më të mirë si pjesë e NATO-s dhe BE-së.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nora Taravari me një urim ndryshe për ditën e 8 Marsit
Next Article Ekspozita “Një nga ne – Nënë Tereza” në Muzeun e Luftës Maqedonase

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?