By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sot 18 vjet nga vdekja e Sllobodan Millosheviqit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Sot 18 vjet nga vdekja e Sllobodan Millosheviqit
Bota

Sot 18 vjet nga vdekja e Sllobodan Millosheviqit

admin
Last updated: 11/03/2024 10:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Sot bëhen 18 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Serbisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ), Sllobodan Millosheviq. Ai vdiq më 11 mars 2006 në njësinë e paraburgimit të Tribunalit të Hagës, ku gjykohej për krime dhe krimet kundër njerëzimit në Kroaci, Kosovë dhe për gjenocid në Bosnje dhe Hercegovinë.

Millosheviqi u zgjodh president i Serbisë në zgjedhjet e para shumëpartiake pas rënies së komunizmit në dhjetor të vitit 1990 dhe mbajti këtë pozitë për 2 mandate.

Ai ishte kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), e cila u krijua nga Unioni i Komunistëve të Serbisë dhe Unioni Socialist i Popullit Punëtor të Serbisë, shkruan N1, përcjell Klankosova.tv.

Në korrik të vitit 1997, ai u zgjodh kryetar i RFJ-së dhe qëndroi në atë pozitë deri në zgjedhjet e shtatorit 2000, në të cilat fitoi kandidati i Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), Vojislav Koshtunica.

Millosheviqi fillimisht refuzoi të njohë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, të cilat çuan në protesta masive civile që kulmuan më 5 tetor, kur qindra mijëra protestues u mblodhën në Beograd.

Qeveria e re e arrestoi Millosheviqin më 1 prill të vitit 2001 në Beograd, për keqpërdorim të dyshuar të pozitës zyrtare dhe në bazë të Dekretit të Qeverisë së Serbisë, kurse ish-presidenti u ekstradua në Tribunalin e Hagës më 28 qershor me akuzën për krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë.

Gjyqi i Millosheviqit nuk përfundoi me një vendim gjyqësor, pasi ish-presidenti i Serbisë dhe RFJ-së vdiq në njësinë e paraburgimit të Tribunalit si pasojë e një ataku kardiak.

Trupi i Sllobodan Millosheviqit u soll në Serbi në mars të vitit 2006 dhe ish-presidenti u varros në oborrin e shtëpisë së familjes në Pozharevc.

Në funeralin e Millosheviqit morën pjesë zyrtarët më të lartë të Partisë Socialiste të Serbisë, me përjashtim të presidentit aktual Ivica Daçiq, si dhe nënkryetari i atëhershëm i Partisë Radikale Serbe Tomislav Nikolić, presidentit të Partisë Komuniste Ruse Genadi Zyuganov, Deputeti i Dumës Sergej Baburin dhe gjeneralit Leonid Ivashov, si dhe ish-prokurorit të përgjithshëm amerikan Ramsey Clark.

You Might Also Like

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese

Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Hakohet llogaria e Obamës

Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë

Shtatë të plagosur në sulmin me raketa iraniane në bazën amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kush e vrau Pëllumb Metën? Eksperimenti befason hetuesit, tre fëmijët dhe gruaja dinë të…
Next Article Një e treta e gjermanëve vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?