By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ukraina fillon përgatitjet për ofensivën e mundshme ruse në fillim të verës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Ukraina fillon përgatitjet për ofensivën e mundshme ruse në fillim të verës
Bota

Ukraina fillon përgatitjet për ofensivën e mundshme ruse në fillim të verës

admin
Last updated: 25/03/2024 10:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Rusia po përgatit 100 mijë trupa për një ofensivë të mundshme verore, ka deklaruar komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, Oleksandr Pavliuk.

“Ne nuk i dimë planet e Rusisë. Ne dimë vetëm të dhënat që ata kanë dhe çfarë po krijojnë. Ata po krijojnë grupe me më shumë se 100 mijë trupa”, tha Pavliuk.

“Nuk do të jetë domosdoshmërisht një ofensivë. Ndoshta ata do ta përdorin këtë për të plotësuar njësitë e tyre që po i humbasin aftësitë luftarake. Por, ekziston mundësia që në fillim të verës ata të kryejnë operacione sulmuese”, shtoi komandanti ukrainas.

Pavliuk bëri të ditur se Ukraina ka filluar të përgatitet për sulmin e mundshëm duke tërhequr disa brigada për t’i përforcuar aftësitë e tyre luftarake, shkruan yahoonews.

Për operacionet e mundshme ruse ka njoftuar edhe Instituti për Studimin e Luftës (ISW) duke theksuar se Rusia po vazhdon me operacione sulmuese në të gjithë lindjen e Ukrainës në një përpjekje për të mbajtur konfliktin “të gjallë”.

Ndryshe, që nga fillimi i luftës Ukraina gjithnjë e më shumë ka avancuar me sulmet e saj kundër forcave ruse.

Edhe pse beteja e Avdiivkës ishte një nga më të përgjakshmet deri më tani ku të dyja palët kanë pësuar humbje të mëdha, sipas vlerësimeve të SHBA-së që nga fillimi i luftës kanë mbetur të vdekur mbi 300 mijë rus.

Gjithashtu, me vlerësime rreth viktimave doli edhe Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar e cila tha se Rusia ka mesatarisht rreth 1,000 viktima në ditë.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aksident zinxhiror në Gjermani, 2 të vdekur dhe 31 të lënduar
Next Article Franca rrit në nivelin më të lartë alarmin për sulm terrorist pas sulmit në Moskë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?