By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ushtria izraelite rrethon sërish spitalet në Gaza
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Ushtria izraelite rrethon sërish spitalet në Gaza
Bota

Ushtria izraelite rrethon sërish spitalet në Gaza

admin
Last updated: 25/03/2024 10:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ushtria izraelite ka vendosur nën rrethim sërish 3 spitalet më të mëdha të Rripit të Gazës që ndodhet nën bllokadë në kuadër të sulmeve që ka kryer që nga 7 tetori e deri më tani, transmeton Anadolu.

Ushtria izraelite ka shkaktuar mbi 32 mijë humbje jete dhe shkatërrim të rëndë në Gaza dhe po vendos sërish në objektiv spitalet. Për shkak të sulmeve si dhe bllokadës dhe kufizimeve që Izraeli zbaton ndaj kamionëve të ndihmave, shumë spitale dhe institucione shëndetësore në Gaza janë jashtë shërbimit.

Ushtria izraelite më 18 mars rrethoi spitalin Al-Shifa i cili ndodhet në veri të Gazës dhe i cili është qendra shëndetësore më e madhe e rajonit. Me sulmet ndaj spitalit dhe përreth tij, forcat izraelite deri më tani kanë vrarë 150 palestinezë dhe kanë arrestuar 480 të tjerë.

Që nga 18 marsi e deri më tani vazhdon ky rrethim i fundit i ushtrisë izraelite e cila edhe më parë ka sulmuar spitalin Al-Shifa me gënjeshtrën se është “Qendër Komanduese e Hamasit”.

Në spitalin Al-Shifa i cili është spitali më i madh në Gaza, për shkak të sulmeve izraelite krahas pacientëve dhe të plagosurve janë strehuar rreth 30 mijë palestinezë të zhvendosur.

– Ushtria izraelite ka rrethuar edhe spitalet në jug

Ushtria izraelite e cila vazhdon sulmet e saj ndaj spitalit Al-Shifa dhe përreth tij, dje ka filluar të rrethojë spitalet “Nasser” dhe Al-Amal në jug të Gazës.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se një punonjës shëndetësor vullnetar dhe një palestinez i zhvendosur kanë humbur jetën në sulmin që forcat izraelite kryen ndaj spitalit Al-Amal. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se forcat izraelite kanë kërkuar nga pacientët dhe palestinezët e zhvendosur këtu që të evakuojnë spitalin Al-Amal.

Ushtria izraelite e cila ka vazhduar sulmet e saj në Gaza që nga 7 tetori, edhe më parë ka shënjestruar shumë spitale dhe institucione shëndetësore në rajon kryesisht spitalin Al-Shifa.

You Might Also Like

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

92% e njerëzve do të përballen me kancerin në një formë gjatë jetës

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Pamje, dronët ukrainas godasin gjigantin rus Wildberries – depot përfshihen nga flakët

Zjarr i madh në veri të Madridit, qindra zjarrfikës në veprim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Franca rrit në nivelin më të lartë alarmin për sulm terrorist pas sulmit në Moskë
Next Article Varfëria vërtetohet vetëm kur familjet në nevojë vizitohen!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?