By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SHBA kërkon reforma politike nga Qeveria e re palestineze
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > SHBA kërkon reforma politike nga Qeveria e re palestineze
Bota

SHBA kërkon reforma politike nga Qeveria e re palestineze

admin
Last updated: 30/03/2024 11:58
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur formimin e Qeverisë së re palestineze, duke sinjalizuar se pranon përbërjen e ndryshuar të kabinetit si një hap drejt reformës politike palestineze. Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, bëri thirrje për “rigjallërimin” e Autoritetit Palestinez, me seli në Bregun e pushtuar Perëndimor, me shpresën se ky Autoritet mund të administrojë edhe me Rripin e Gazës kur të përfundojë lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Lufta ka shpërthyer gati gjashtë muaj më parë dhe u nxit nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor. Përmes një deklarate, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha se SHBA-ja mirëpret bashkëpunimin me grupin e ri të ministrave “për kryerjen e reformave të besueshme”. “Një Autoritet Palestinez i rigjallëruar në esencë do të sillte rezultate për popullin palestinez si në Bregun Perëndimor ashtu edhe në Gazë dhe do të vendoste kushtet për stabilitet në rajonin më të gjerë”, tha Miller.

Autoriteti Palestinez administron pjesë të Bregut të pushtuar Perëndimor nga Izraeli. Ai udhëhiqet nga presidenti Mahmoud Abbas, i cili nuk është përballur me zgjedhje në pothuajse dy dekada. SHBA-ja e sheh Autoritetin Palestinez si pjesë kyçe e planeve të saj për Gazën e pasluftës. Por, Autoriteti ka pak mbështetje popullore apo legjitimitet në mesin e palestinezëve, dhe shumë prej tyre e shohin si nënkontraktor të pushtimit për shkak të bashkëpunimit të sigurisë që ka me Izraelin në Bregun Perëndimor.

Më herët gjatë muajit, Abbas emëroi Mohammad Mustafa, ekonomist i shkolluar në SHBA, në postin e kryeministrit. Të enjten, Mustafa paraqiti përbërjen e kabinetit qeverisës. Aty përfshihen kryesisht autokratë të panjohur, por po ashtu ministri i Brendshëm dhe disa anëtarë të tjerë të lëvizjes Fatah të Abbasit bëjnë pjesë në Qeveri. Po ashtu, disa ministra janë nga Gaza, por nuk është e qartë nëse ata po jetojnë ende në enklavën palestineze. Grupi radikal, Hamas, rival i Abbasit, dëboi forcat e tij të sigurisë nga Gaza më 2007, kur grupi mori pushtetin. SHBA-ja dëshiron që një Autoritet i reformuar Palestinez të rikthehet dhe të administrojë Gazën, një ide që është kundërshtuar nga Izraeli dhe Hamasi.

Një sfidë e madhe për Autoritetin Palestinez, nëse merr rolin e administrimit të Gazës, do të ishte rindërtimi i enklavës. Pothuajse gjashtë muaj luftë ka shkatërruar infrastrukturën kritike përfshirë spitalet, shkollat, shtëpitë, rrugët, sistemin e kanalizimit dhe rrjetin elektrik. Sulmet ajrore dhe tokësore izraelite kanë lënë të vrarë më shumë se 32.000 palestinezë, sipas autoriteteve lokale. Luftimet kanë detyruar mbi 80 për qind të popullsisë së Gazës të zhvendoset dhe qindra mijëra janë buzë urisë, kanë thënë Kombet e Bashkuara dhe agjencitë ndërkombëtare të ndihmës. Izraeli ka thënë se pas përfundimit të luftës do të mbajë, për një periudhë të pacaktuar kohore, kontrollin e sigurisë në Gazë dhe do të bashkëpunojë me palestinezët që nuk janë të lidhur me Autoritetin Palestinez apo Hamasin.

You Might Also Like

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Erdogan thotë se Turqia është lojtar kyç në të gjitha ekuacionet rajonale

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Trençevska: Rritja e pensioneve pa plan është rrezik për sistemin pensional
Next Article Ky shtet amerikan nuk mbulohet nga traktati i NATO-s

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?