By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një president nga opozita dhe dy Zonja të Para për Senegalin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Një president nga opozita dhe dy Zonja të Para për Senegalin
Bota

Një president nga opozita dhe dy Zonja të Para për Senegalin

admin
Last updated: 03/04/2024 09:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i ri i Senegalit u zotua të luftojë korrupsionin dhe të rinegociojë kontratat me kompanitë e huaja. Risi tjetër historike: presidenti jeton në poligami.

 Ish-inspektori tatimor, 44-vjeçari, Bassirou Diomaye Faye është presidenti më i ri në historinë e Senegalit. Zgjedhja e politikanit të opozitës si president i ri i vendit sjell me vete dy premiera për Senegalin: kjo është hera e parë – pas shpalljes së pavarësisë së vendit nga Franca në vitin 1960 – që zgjedhjet i fiton një përfaqësues i opozitës që raundin e parë të votimit. Dhe po ashtu është hera e parë që vendi ka zyrtarisht dy Zonja të Para.

Me veshje tradicionale dhe dy gra përkrah

Faye, i cili shfaqet shpesh në publik i veshur me veshjen e bardhë tradicionale, u shfaq në publik i shoqëruar nga dy bashkëshortet e tij Maria dhe Absa, jo vetëm në mitingun e fundit elektoral për të përshëndetur mijëra mbështetësit e tij që brohorisnin, por edhe pas ceremonisë së betimit si president.

Poligamia ka rrënjë të thella në kulturën senegaleze dhe Faye do ta shfaqë atë hapur edhe në pozicionin e tij në krye të shtetit

Luftë korrupsionit dhe rinegociim i kontratave me kompanitë e huaja

“Rezultatet e zgjedhjeve treguan një dëshirë të thellë për ndryshim,” tha Faye pasi bëri betimin në detyrë. “Senegali do të jetë një vend shprese, në paqe dhe me një sistem drejtësie të pavarur dhe demokraci më të fortë,” tha ai.

Bassirou Diomaye Faye premtoi “një ndryshim sistemik”, duke shtuar se beson që votuesit kanë shprehur “aspiratatën e tyre për një sovranitet më të madh, zhvillim dhe mirëqenie”.

Faye premtoi se do të rinegociojë kontratat e naftës, të gazit dhe të mineraleve me kompanitë e huaja./DW

You Might Also Like

Organizohet aktiviteti i shkëmbimeve kulturore për 70-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Kinë-Egjipt

Lituania kërkon përgjigje të përbashkët të NATO-s ndaj sulmeve hibride ruse

Tajani: Nuk përjashtohen përpjekjet ruse për të ndikuar në zgjedhjet italiane

Von der Leyen: BE dhe NATO të bashkuara, do të rrisim presionin ndaj Moskës

Estonia zgjedh presidenten e re

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shkupi dhe Tetova, pritet të jenë epiqendra të garës zgjedhore
Next Article E cilësoi lojtar të ligës së dytë, Guardiola i përgjigjet Roy Keanet për komentin ndaj Haalandit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?