By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kandidatit kurd nuk i njihet fitorja, plasin trazirat në Turqi pas humbjes së Erdoganit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kandidatit kurd nuk i njihet fitorja, plasin trazirat në Turqi pas humbjes së Erdoganit
Bota

Kandidatit kurd nuk i njihet fitorja, plasin trazirat në Turqi pas humbjes së Erdoganit

admin
Last updated: 03/04/2024 10:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Turqia është duke u përballur me trazira prej disa orësh në qytetet jug-lindore të vendit pas një vendimi të Komisionit Rajonal Zgjedhor për të mos njohur fitoren e kandidatit kurd për bashkinë e Van-it, e cila përbëhet nga një shumicë dërrmuese kurdësh.

Komisioni vendosi që të shpallë fitues kandidatin e partisë së Presidentit Erdogan që u rendit i dyti në zgjedhje në këtë bashki duke shkaktuar trazira në Van si edhe qytetet e tjera kurde.

Abdullah Zeydan fitoi 55.48% të votave të elektoratit kundrejt 27.15% të votave të marra nga kandidati i Erdoganit, megjithatë Komisionit Rajonal Zgjedhor mori në konsideratë një ankesë të Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, e cila pretendoi vetëm 5 minuta para përfundimit të orarit zyrtar të zgjedhjeve se ai nuk plotësontë kushtet për të kandiduar.

Drejtuesit e partisë kurde DEM, e konsideruan këtë një “grusht shteti” në shkelje të të gjitha ligjeve dhe të drejtave të vetëvendosjes së popullit përmes kutisë së votimit.

Më herët, bashkitë kurde ishin drejtuar për një periudhë kohen ga administrator shtetërorë pasi qeveria vendosi që të mos njohë kandidatët e zgjedhur përmes votës me arsyetimin se ata ishin mbështetës të Partisë Komuniste të Kurdistanit dhe pritej që në këto zgjedhje zhvillimet të futeshin në hulli normale politike dhe ligjore, por çfarë ndodhi në Van ka trembur kurdët, të cilët tani dyshojnë se e njëjta praktikë mund të ndiqet edhe në qytete të tjera.

Nisur nga kjo, mijëra të rinj janë derdhur nëpër rrugët e qyteteve dhe kanë djegur goma duke hedhur slogane kundër qeverisë.

Situata është mjaft e tensionuar në Turqi pasi Presidenti Erdogan humbi zgjedhjet lokale pas më shumë se dy dekadash në pushtet. Kandidatët e Erdoganit humbën zgjedhjet në Stamboll, Ankara, Izmir dhe qytete të tjera të mëdha. Edhe pse zgjedhje lokale, kjo konsiderohet një humbje e Erdoganit pasi ai e konsideroi një referendum duke e bërë vetë fushatën e kandidatëve të tij.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e 25 pasurive të Jamarbër Malltezit
Next Article Me çmime të larta e paga të ulëta vështirë të jetohet!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?