By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Osmani: Kemi institucionalizuar dinjitetin e popullit tonë, por misioni ende nuk ka mbaruar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > President 2024 > Osmani: Kemi institucionalizuar dinjitetin e popullit tonë, por misioni ende nuk ka mbaruar
President 2024

Osmani: Kemi institucionalizuar dinjitetin e popullit tonë, por misioni ende nuk ka mbaruar

admin
Last updated: 19/04/2024 20:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 prill – Forumi i Gruas dhe Forumi Rinor i BDI-së, dega Saraj, kanë organizuar debat të hapur me kandidatin për President, Bujar Osmanin dhe kandidatët për deputetë nga Fronti Europian në Njësinë zgjedhore numër një, Blerim Bexheti dhe Naim Bajrami.

Kandidati për president, Bujar Osmani para të rinjve dhe të rejave nga Saraji është zotuar se si president i ardhshëm do të krijojë një shtet, ku pavarësisht përkatësive etnike, secili do të ketë mundësi t’i realizojë ëndrrat e veta.

Osmani Frontin Europian e ka cilësuar si një ide të cilës i ka ardhur koha. “Nga popull i përjashtuar tani jemi popull që kemi arritur kryeministrin e parë shqiptar. Kemi institucionalizuar dinjitetin e popullit tonë. Filluam t’i rrënojmë kalatë monoetnike: Kryetari i Kuvendit, Kryeministri i Parë, por ende nuk kemi përfunduar, sepse ende kemi një kala që është zonë e ndaluar për ne. Ky mision është i shenjtë dhe nuk është i rastësishëm. Prandaj ju ftoj ta aprovoni”, tha Osmani.

Kandidatët për deputetë Blerim Bexheti dhe Naim Bajrami para të rinjve kanë kërkuar mbështetje masive për Bujar Osmanin dhe Frontin Europian. Ata kanë ftuar që me 24 prill dhe 8 maj të vuloset fitorja e madhe e frontit, me çka do të përfundohet misioni i fundit i barazisë etnike dhe do të rrumbullakohej ëndrra europiane e të rinjve në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë ditë së sotme, karvani i Bujar Osmanit ka zbarkuar në Saraj dhe rrethinë, respektivisht në fshatrat, Kondovë, Bojanë dhe Kopanicë.

You Might Also Like

Ahmeti nga Tetova: Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE ndaj kot e kanë ata që mendojnë të ndalojnë ardhmërinë pro europiane

Taravari: Jam kategorikisht kundër çdo hakmarrje politike…jam kategorikisht pro Përgjegjësisë Para Ligjit!

Gashi pret në stacion mërgimtarët që erdhën ta bëjnë ndryshimin me 8 maj

Zgjedhjet Parlamentare/ Kovaçevski: Me VMRO-DPMNE-në në pushtet – Lamtumirë BE-së!

Snopçe: BDI ua humbi shpresat rinisë, prandaj ndodhën ky largim masiv nga vendi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Policia e Kosovës arreston një shtetas nga Maqedonia e Veriut, ishte në kërkim ndërkombëtar
Next Article Shëndetësia po mbetet pa personal, numër i madh infermierësh po lëshojnë vendin!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?