By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: O’Brien të shtunën në Beograd, Vuçiç: Vjen për një bisedë të vështirë dhe të rëndësishme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > O’Brien të shtunën në Beograd, Vuçiç: Vjen për një bisedë të vështirë dhe të rëndësishme
Bota

O’Brien të shtunën në Beograd, Vuçiç: Vjen për një bisedë të vështirë dhe të rëndësishme

admin
Last updated: 20/04/2024 00:14
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, do ta vizitojë Beogradin këtë të shtunë, për takime me liderët e Serbisë, presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeparlamentaren Ana Bërnabiq, njoftoi të premten Presidenca serbe. Zyrtari i lartë amerikan do të takohet së pari me Bërnabiqin dhe pastaj me presidentin Vuçiq mëngjesin e së shtunës.

Gjatë një interviste për televizionin Pink më herët të premten, presidenti serb e cilësoi takimin e ardhshëm me zyrtarin amerikan si një “bisedë të vështirë dhe të rëndësishme”. Vizita e O’Brien në Serbi vjen në një kohë kur Beogradi zyrtar kritikoi Perëndimin pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, me gjithë përpjekjet e Serbisë për ta pamundësuar këtë dhe përkundër marrëveshjes së Ohrit, sipas së cilës, Serbia u zotua se nuk do ta pengonte anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Autoritetet kosovare e akuzuan Serbinë më 17 prill se i ndaloi mbi 1 400 kosovarë për më shumë se 20 orë në pikat kufitare të saj me Kroacinë dhe Hungarinë, të cilët po kalonin transit nëpër Serbi. Serbia i mohoi akuzat, duke thënë se vonesat u shkaktuan nga masat shtesë të sigurisë në kufi, dhe se lëvizja e qytetarëve kosovarë “nuk është kufizuar”.

Qeveria e Kosovës këto veprime i cilësoi si hakmarrje e Serbisë ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Për këtë reaguan Departamenti amerikan i Shtetitdhe Bashkimi Evropian, duke e kritikuar Serbinë për shkelje të marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes dy vendeve. Të premten, Vuciqi e cilësoi si “hipokrit” reagimin e bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me ndalimin e qytetarëve të Kosovës në Serbi.

Vizita e tij vjen gjithashtu një ditë para zgjedhjeve për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, të cilat mund të bojkotohen nga popullata serbe atje. Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës e cila e gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, u ka bërë thirrje serbëve t’i bojkotojnë votimet e 21 prillit. 

Ndërkohë, Serbia dhe Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, janë duke bërë fushatë kundër një draft-rezolute, e cila është duke u diskutuar në Kombet e Bashkuara për ta shpallur 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Vuçiq tha javën e kaluar se Serbia do të luftojë kundër miratimit të kësaj rezolute në OKB, e cila do t’i fajësonte serbët. Ai druhet se rezoluta mund të krijojë bazën për boshnjakët që të kërkojnë dëmshpërblim lufte nga Serbia, aleatja e serbëve të Bosnjës gjatë luftës.

Parlamenti i Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë e miratoi të enjten një raport, i cili thekson se vrasja e 8 000 myslimanëve në Srebrenicë gjatë luftës së Bosnjës, nuk përbën gjenocid. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet ta votojë në fillim të majit këtë draft-rezolutë. Më 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli gjenocid krimin në Srebrenicë, në të cilin u vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë më 1995 nga Ushtria e Republikës Sërpska. Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate
Next Article Izet Mexhiti nga Berlini: Mundohen të na ndajnë me Vetëvendosjen, por si do t’i ndajnë familjet që gjysma jetojnë në Çair e gjysma në Han të Elezit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?