By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Pendarovski: Bullgaria mund ta përsërisë veton ndaj integrimit evropian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > President 2024 > ​Pendarovski: Bullgaria mund ta përsërisë veton ndaj integrimit evropian
President 2024

​Pendarovski: Bullgaria mund ta përsërisë veton ndaj integrimit evropian

admin
Last updated: 21/04/2024 23:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 prill – Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, që mbështetet nga Lidhja Social-Demokrate, nuk beson se vendi do të mund të anëtarësohet në BE deri 2030, siç deklarojnë shumë përfaqësues të partive tjera politike.

“Megjithatë, me bllokadën bullgare dhe për fat të keq, me konsensusin e plotë që është ende i vlefshëm dhe me shumë gjasa nuk do të ndryshojë në kuadër të BE-së për pranimin e anëtarëve të rinj me konsensus, kam frikë se nesër mund të ketë një Bullgari të re që sërish mund të përsërisë veton për nuk e di çfarë… ose të gjejë ndonjë justifikim, që nuk bazohet as në fakte, për të na bllokuar”, thotë Pendarovski në një intervistë për Radion Evropën e Lirë.

Kandidati për president si problem shqetësues për Maqedoninë e Veriut e thekson humbjen e besimit të qytetarëve në pushtetin gjyqësor, vjetërsimin e shumë lëndëve gjyqësore që lanë të lirë mbi 200 ish-zyrtarë të lartë të dyshuar për vepra të ndryshme penale. “Fatkeqësisht, në vitin e fundit nuk kemi bërë ndonjë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe këtu mendoj se vlerësimi është absolut, edhe në opinionin e gjerë, edhe në Bruksel, edhe në Shkup, se këtu kemi dështuar më së shumti”, thotë Pendarovski. Duke folur për ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut, Pendarovski thotë ai nuk është në nivelin që ishte në vitin 2018 kur u mbajt referendumi për çështjen e emrit.

“Kjo nuk do të thotë se sot nuk kemi ndikim rus, i cili vjen më së shumti përmes rrjeteve sociale. Vitin e kaluar kemi pasur disa sulme të rënda kibernetike ndaj institucioneve vitale… megjithatë, ende nuk është në nivelin që ishte më 2018 dhe 2019”, thotë Pendarovski. Ai në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill, e në veçanti në rundin e dytë që do të mbahet më 8 maj, pret votat e të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

You Might Also Like

Ahmeti nga Tetova: Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE ndaj kot e kanë ata që mendojnë të ndalojnë ardhmërinë pro europiane

Taravari: Jam kategorikisht kundër çdo hakmarrje politike…jam kategorikisht pro Përgjegjësisë Para Ligjit!

Gashi pret në stacion mërgimtarët që erdhën ta bëjnë ndryshimin me 8 maj

Zgjedhjet Parlamentare/ Kovaçevski: Me VMRO-DPMNE-në në pushtet – Lamtumirë BE-së!

Snopçe: BDI ua humbi shpresat rinisë, prandaj ndodhën ky largim masiv nga vendi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN – Izet Mexhiti: Me ne do të funksionoj drejtësia, do të nxjerrim nga burgu të gjithë shqiptarët e dënuar padrejtësish (VIDEO)
Next Article Taravari: Të punojmë që diferenca në Gostivar të jetë mbi 7000 vota

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?